Ferrari kryeson në teste, Raikonen me kohën më të mirë

103
Edhe dy javë duhen që Formula 1 të nisë sezonin 2018, ndërkohë që testet e makinave e të pilotëve kanë qenë të vazhdueshëm këtë muaj. Skuderia Ferrari u protagoniste edhe në ditën e fundit të testeve kolektive në Montmelo, ku piloti Kimi Raikkonen u rendit para të gjithëve. Piloti i Ferrarit vendosi kohën më të mirë: 1’17″221, me gomat e buta, ndërsa, shoku i tij i skuadrës, Sebastian Vetel vendosi kohën 1’17″182, duke konfirmuar kështu shpejtësinë e makinës së re, SF71-H. Pas Kimi Raikonen, dje u rendit piloti i McLaren-Renault, Fernando Alonso, me kohën 1’17″784 dhe Sainz i Renault me kohën 1’18″092. Në sezonin e kaluar, Alonso thuajse ishte një dështim, ndërsa këtë sezon duket se do të rikthehet si protagonist, i cili do të nisë më 25 mars në Australi.