Ferrari i Shumaker del në ankand, ja çmimi që i kanë vendosur

541
Ferrari me të cilin Michael Shumaker u shpall kampion bote i Formula 1 në Montecarlo në 2001, është nxjerrë në ankand për një shifër prej 4 mln dollarë. Modeli F-2001, chassis n. 211 do të nxirret në shitje në 16 nëntor gjatë Contemporary Art Evening Auction i Sotheby, në Neë York.
Makina do të prezantohet fillimisht në Hong Kong nga 28 shtatori në 3 tetor. Ferrari F2001 s/n 211 konsiderohet si makina e garave më e rëndësishme në historinë e Formula 1 dhe një automjetet më të çmuara dhe më domethënëse edhe në nivel botëror. Ankandi vjen në 70 vjetorin e themelimit të Ferrarit.
Sigal