Fernando Alonso s’ka pushime, gati për garën 24-orëshe të La Manshit

99
Edhe pse është dy herë Kampion i Botës në garat e Formula 1, piloti i Fernando Alonso vijon të ndjekë ëndrrën e tij, që të jetë kampion i trefishtë në tri disiplina të ndryshme të garave të automobilizmit. Ndoshta duket si një çmenduri kjo, por që me kalimin e kohës po bëhet realitet. Pas dy garave radhazi të zhvilluara brenda 7 ditëve në Formula 1, spanjolli i McLaren ka nisur menjëherë përgatitjen për garën 24-orëshe të La Manshit. Nga Kina në Francë, piloti spanjoll shkon për t’u përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme për garën klasike të La Manshit, që zhvillohet në datat 16-17 qershor 2018. Të gjithë garuesit do të bëjnë një test për të marrë pjesë në La Mansh, ndaj dhe Fernando Alonso dje është testuar në simulator për makinën.