Ferguson në terapi pas operacionit, familja kërkon të ruhet privatësia

522
Ferguson është ende në gjendje jo të mirë shëndetësore, madje në gjendje kritike për jetën. Pas operacionit të kryer në tru për shkak të hemorragjisë cerebrale, ai është në mbikëqyrjen e mjekëve dhe të gjithë shpresojnë për rikuperimin e tij.
Mediat britanike konfirmojnë se situata nuk është e mirë. “The Sun” raporton se familjarët janë të shqetësuar dhe kërkojnë ruajtjen në maksimum të privatësisë. Ferguson u largua nga Mançester në 2013, pas plot 26 vitesh, ku fitoi gjithçka të mundshme. Ai pati probleme shëndetësore mbrëmjen e 5 majit dhe u transferua në spital me ambulancë.
Sigal