“Fenomeni” rikthehet në Spanjë, braziliani pranë blerjes së këtij klubi

535
Sigal

Ronaldo fenomeni duket se do i rikthehet sërish futbollit, por këtë herë jo më në fushën e lojës, por si sipërmarrës. Sipas “O’Globo”, 41-vjeçari është gati të investojë për blerjen e një klubi.

Në rastin më konkret bëhet fjalë për Valladolid, që në fundjavën e ardhshme do të luajë për një vend në “play off” për ngjitjen në La Liga.

Në Brazil thonë se bisedimet janë në një fazë të avancuar, dhe ky operacion mund të konkretizohet për shifrën e 30 milionë eurove. Edhe gazeta spanjolle “AS” ka konfirmuar në parim se ka një akord mes “fenomenit” dhe Carlos Suarez, aksionerit aktual që ka shumicën e aksioneve tek Valladolid.

Në janarin e kaluar, Ronaldo konfirmoi se donte të merrte pronësinë e një klubi në Spanjë ose Angli dhe ditët e kaluara është folur për Getafe dhe Tenerife, por tani mësohet se Valladolid do të jetë eksperimenti i tij i parë.