Fëmijës afgan i bëhet ëndrra realitet, Murtaza do të takojë Messin

537
Fotoja e fëmijës i veshur me një qese plastike në të cilën ishte shënuar Messi bëri bujë në rrjetet sociale
Shoqata e Futbollit të Afganistanit thotë se djaloshi do të takojë idhullin e tij, Messi. Një perrallë me fund të lumtur, nje ëndërr e bërë realitet, një histori e bukur ajo e Murtaza, djalit 5 vjeçar afgan.
Shoqata e Futbollit afgane, nëpërmjet zëdhënësit të saj Syed Ali Kazemi ka shprehur: “Ne kemi kontaktuar me Leo Messi dhe Barcelonën për të organizuar një takim”
Murtaza, do të udhëtojë në Barcelonë tek idhulli i tij, që sigurisht do t’i japë atij një fanellë të vërtetë. Data e takimit tashmë është planifikuar, edhe pse ende nuk është njoftuar.

Sigal