Federbet “pickon” edhe volejbollin, nuk i ndahet futbollit kuksian

573
Nga Agron KAJA
AKUZAT/ Kompania që merret me investigimin e trukimeve të ndeshjeve sportive, nuk i ndahet Kukësit, Gjici do ta hedhë në gjyq
Ndërsa në Shqipëri ishim mësuar që të dëgjonim e lexonim për ndeshje të dyshuara si të trukuara në futboll, këtë javë që po mbyllim, “lupa” e kompanisë investiguese trukimeve të ndeshjeve sportive, ka kapur edhe volejbollin shqiptar. Federbet njihet më shumë në Shqipëri, pasi kjo kompani është marrë shumë me skuadrat e futbollit, ndërsa tani fut në valle edhe volejbollin. Gjatë kësaj jave, kur edhe u mbyllën ndeshjet e Evropa Ligë për volejbollin e meshkujve, fitoret e Shqipërisë dhe Suedisë kundër Azerbajxhanit, kanë tërhequr vëmendjen e Federbetit. Në faqen e tij në Facebook, Federbet shkruan pikërisht për dy ndeshje, ku në mes është skuadra e Azerbajxhanit. Konkretisht, Shqipëri-Azerbajxhan luajtur më 23 qershor, dhe Suedi-Azerbajxhan luajtur më 25 qershor 2017. Pikërisht për këto ndeshje, thuhet se janë luajtur disa baste të mëdha. Por, për Shqipërinë, këtë javë Federbet nuk është ndalur vetëm te volejbolli, sepse ka pickuar përsëri Kukësin. Për fitoren e kuksianëve dy ditë më parë kundër rumunëve të Botoshtanit (3-1), në statusin zyrtar në Facebook, pa asnjë fakt e provë referuar kuotave në treg, Federbet hedh hije dyshimi për këtë ndeshje. “Kukësi-Botoshani 3-1. Lëvizje të tjera thellësisht të çuditshme në mosmarrëveshje. Ne nuk gjykojmë, vetëm vëzhgojmë”, kështu shkruhej në këtë status, në të cilin realisht mungon serioziteti zyrtar, sepse duket sikur një tifoz zbavitet duke shkruar sipas dëshirës. Qartazi kuptohet se, ku qartësisht mungon serioziteti dhe duket sikur një tifoz zbavitet duke shkruar sipas dëshirës, Federbet e sheh me dyshim çdo ndeshje sportive ku luajnë skuadrat shqiptare. Në Shqipëri ka mbi 20 vite që zyrtarisht funksionon tregu i basteve sportive, ku janë shumë kompani që operojnë me kuotat e tyre, dhe kështu, Federbet harron që edhe shqiptarët dinë t’i lexojnë luhatjet e kuotave të basteve në tregun botëror. Kompania Uilliam Hill priste një Kukës mediokër kundër Botoshanit që kuotohej favorit, aq sa edhe pas pushimit, kur humbiste 2-1, skuadra rumune kuotohej 1.8, dhe Kukësi rreth 5. Kështu, të gjitha bastet kanë rezultuar humbëse, pasi askush nuk e ka mbështetur fitoren e Kukësit.
Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, pas kësaj akuze të Federbet, ka deklaruar se, klubi po përgatitet të hapë një proces gjyqësor ndaj kësaj kompanie të basteve, ku shkak për një hap të tillë ligjor janë bërë akuzat e ngritura për monitorimin e basteve. Ai e konsideron një nga prioritetet e punës së tij mbrojtjen e imazhit të klubit, dhe ka siguruar se çështjen do ta çojë deri në fund
Ndeshjet e dyshuara
Volejboll
Shqipëri-Azerbajxha. 3-0
Azerbajxhan-Suedi 0-3
Futboll
Kukësi-Botoshtani 3-1
Sigal