FederBet, hije trukimi për Skënderbeun, nisin hetimet

467
Skuadra e Skënderbeut përfshihet sërish në lupën e FederBet për trukim të ndeshjeve. Këtë herë bëhet fjalë për takimin më të fundit të korçarëve në Ligën e Europës, atë të humbur në Portugali ndaj Sportingut të Lisbonës me rezultatin 5-1.
Përmes një komunikate, veçmas raportit të saj vjetor, FederBet thotë se ka dyshime të forta se ndeshja e zhvilluar në Lisbonë ishte e trukuar. Në këtë përfundim, kjo organizatë mbërrin nga fakti se në pjesën e dytë të takimit, kompanitë e basteve në vend të rritjes së koeficionit për “Over 2.5” e ulën atë. 
FederBet thotë se anomalia e gjetur ka të njëjtën strukturë si në dy rastet e mëhershme kur është përmendur Skënderbeu.
“Që prej 2002 e dimë për ndeshje të dyshimta në kompeticionet europiane, ku në më të shumtën e rasteve janë përfshirë skuadra shqiptare”, thotë Sekretari i Përgjithshëm i FederBet, Francesco Baranca, i cili sqaroi se organizata që ai përfaqëson po punon për të dorëzuar një dosje me ndeshjet e dyshimta në gjykatë, me “shpresën se drejtësia do të ketë sukses aty ku federatat po dështojnë”.
Sigal