Federata e Anglisë dënon Schweinsteigerin për sjellje të dhunshme

532
Federata e Futbollit të Anglisë ka dënuar mesfushorin e Manchester Unitedit, Bastian Schweinsteiger, me përjashtim nga tri ndeshje, pasi ai ka pranuar akuzën për sjellje të dhunshme në takim me West Hamin.

Ndërkaq, gjermani kishte mundësi të apelonte ndaj akuzës së Federatës, por këtë nuk e ka bërë dhe tani do t’i mungojë “Djajve të Kuq” në tri ndeshjet e ardhshme. Ai ishte akuzuar për shkak të një dueli me mbrojtësin e West Hamit, Winstoin Reid.
Sigal