Federata armene akuzon Shqipërinë për blerje të ndeshjes, Serbët: Të përjashtohen

446
Fill pas deklaratës së presidentit të Federatës të Futbollit Armen, se kombëtarja shqiptare bleu lojën me Armeninë, ka ‘ekzaltuar’ serbët. Kjo për shkak se ndoshta Shqipëria mund të përjashtohet nga Kampionati Evropian.
Mediat serbe përcjellin sot se ka filluar hetimi për shitjen e ndeshjes me Armeninë të cilën e fitoi Shqipëria dhe ku e siguroi kualifikimin për Euro 2016.
Mediat serbe po bëjnë presion që hetimet të marrin hov që tani dhe ‘dallaveret’ sipas tyre të dal në pah në mënyrë që Shqipëria të përjashtohet nga Euro 2016. Ruben Hayrapetyan në një konferencë për shtyp tha se disa lojtarë armenë e kanë shitur ndeshjen me Shqipërinë dhe se shpejt do ti gjejnë se kush janë ata.
Sigal