Fanella e Real Madrid më e “kushtueshmja” në botë

331
Lajmi për marrëveshjen e arritur për sponsorizim mes kompanisë së veshjeve sportive gjermane Adidas dhe Real Madridit, ka bërë që “fanella e bardhë” të bëhet meëe “kushtueshmja” në botë.
Nga sponsori gjerman, klubi madrilen do të përfitojë 140 milionë euro në sezon. Sipas gazetës “Sport”, mas spanjolleve vjen klubi i Manchester United, që përfiton 98 milionë në vit, më pas Bayern Munich me 80 milionë e Celsi me 39 milionë euro në vit.
Arsenali që sponsorizohet nga “Puma” është në vendin e pestë, duke qenë para Liverpuolit dhe Barcelonës, që përfitojnë nga 32 milionë respektivisht nga New Balance dhe Nike.
Më pas tyre janë Juventus (26 millionë nga ‘Adidas), Milan (23) dhe PSG (23).