Fair Play, gazetari e kohës moderne, Enkeleida Zeko për “Telegraf”: Përvoja 15 vjeçare dhe dashuria për familjen

598
Sigal

 

SPORTISTËT E
EKRANIT/

Flet për “Telegraf” Enkeleida Zeko, një nga vlerat e ekranit që theu tabutë e
maskilizmit në median sportive shqiptare

 


vitin që vjen në News24do të ketë shumë më tepër sport

 

Gazetaria është
si një “luftë për mbijetesë”, por edhe egër

Nga
Agron KAJA

 

Enkeleida, jeni
njera nga femrat e ekranit sportiv në Shqipëri që keni “pushtuar” shumë shikues
me performancën tuaj. Si ndjeheni?

Me
vjen mirë qe ju e thoni këtë, dhe unë ndjehem shumë mirë. Natyrisht që u jam
mirënjohëse të gjithë atyre që më ndjekin çdo javë në emisionin tim. Ideja ime
për ti bërë të gjithë pjesë të emisionit me mendime dhe komente me mendime dhe
komente, besoj se ka funksionua mirë, dhe ja ku jemi. Ky mendoj se është vetëm
njeri nga alementët e suksesit, pasi ka edhe të tjerë që na e rritin shikueshmërinë.

Ka qenë pengesë
në karrierën tuaj të qenurit femër?

Patjetër
që po, por unë ndjehem krenare që me punën dhe me profesionalizmin tim kam
arritur këtu ku jam sot, falë përkushtimit dhe vendosmërisë në profesion. Tashmë
janë 16 vjet në gazetari dhe në televizion, nuk janë pak. Të qenurit femër është
parë me shumë skepticizëm në fillimet e mia në gazetarinë sportive, pasi në ato
vite sapo kishin filluar të lulëzonin televizionet e para dhe sporti ishte ende
një “pronë” mashkullore. Aq më tepër, kur je e aftë është dyfish e vështirë të
pranohesh nga realiteti shqiptar, sepse janë të paktë ata që ti njohin vlerat e
vërteta.

Ju keni një
karrierë e gjatë në gazetarinë sportive, në veçanti në televizion si drejtuese
emisionesh sportive, e kishit menduar të tillë?

Po
patjetër, sepse kam patur ide të qarta shumë herët për atë që doja të isha.
Dhe, këtu ku jam sot, nuk është as e rastësishme, por as edhe e parakohshme.
Kam studiuar e punuar fort për të arritur të kem një program timin.

Sot jeni në TV News24,
sa kanë ndikuar përvojat e mëparshme në televizionet e tjera?

Kanë
ndikuar sigurisht shumë, pasi çdo eksperiencë është një shkollë më vete, dhe çelësi
i suksesit tim, unë e mendoj se është fakti që i kam ngjitur shkallët një nga
një. Kam punuar e duruar shumë për të arritur në stadin ku jam sot, pasi e kam
nisur si reportere e gazetare terreni, për të kaluar më pas në emisione të
vogla, gradualisht në programe të nivelit më të lartë. Pas 15 vitesh në
televizion, ideova një program tërësisht timin, një diçka të re që nisi nga
zero dhe pati sukses që në hapat e para. Publiku i ekranit u mësua shumë shpejt
me të.

Jeni drejtuese e
një emisioni sportiv të ndjekur nga teleshikuesit e News24, e ndjeni
konkurrencën me homologët?

Jo
aspak, sepse unë nuk konkurroj me askënd. Kam idetë e mia dhe mënyrën time të të
bërit të gjerave dhe nuk shoh që të marr ide tek të tjerët. Në gjykimin tim
profesional, unë tashmë e di se çfarë do publiku im në ekran dhe mundohem që
tua jap çdo herë që jam para tyre.

Si e kujton
Enkeleida nisjen e kësaj karriere në gazetarinë sportive shqiptare?

Plot
me besim tek vetja. U jam mirënjohëse atyre që më kanë mbështetur në fillimet e
mia e në gjykimin tim është vlerë të njohësh meritat e të tjerëve. Sepse
gjithmonë është dikush që duhet të të thotë OK (në rregull), sikundër them unë
sot për shumë të rinj që i kam afruar të provojnë veten apo të jenë pjesë e
gazetarisë sportive.

Nëse e kujtoni
një moment që ju ka lënë më shumë mbresa, kujtime apo emocion të veçantë: shkrim
në gazetë, apo drejtim emisioni sportiv?

Momenti
im i parë në ekran ka qenë shumë emocionues. Është një ndjesi e pa dhe po ju
them një detaj që asnjëherë nuk e kam thënë deri më sot. Në përballjen e parë
me kameran kisha dridhje në këmbë, e cila donte disa minuta të më largohej.
Ndonjëherë më merr malli për ato momente emocionuese, sepse sot jam krejt
ndryshe. Natyrisht që kohët ndryshojnë, por edhe ndjesitë gjithashtu.

Në ekranet e
disa televizioneve shqiptare bëhen emisione analoge, ju si e shikoni sot atmosferën
e ekranit në hapësirën sportive shqiptare?

Nuk
e di për emisionet e tjera, por Fair Plaç ka një audiencë që vjen në rritje,
pavarësisht këtij detaji. Nëse sporti shqiptar ka nevojë për një përkushtim të
tillë, pse të mos ketë më shumë emisione.

Çfarë shikoni të
ketë ndryshuar për mirë, dhe çfarë mendoni se ende nuk është në nivelin e kohës
në ekranet sportive shqiptare?

Për
mua e rëndësishme për të merituar emrin gazetar, është të thuash të vërtetën.
Nga natyra dhe si profesioniste, mua nuk më pëlqejnë “papagallit”, të cilët kanë
vite që thonë të njëjtat gjëra e në të njëjtën mënyrë. Mendoj se janë bërë zëra
të “bezdisshëm”.

Ndërkohë,
emisioni juaj në TV News24 nuk është i fokusuar vetëm tek futbolli, me çfarë
vështirësish ndesheni deri në ditën e transmetimit?

Programi
im që nga emri “Fair Plaç” ka mënyrën e veçantë të trajtimit të çështjeve “pa
doreza”.  Kryesisht merrem me trajtimin
dhe analizën profesionale të futbollit, por çdo problem apo çështje gjen hapësirë
në emision. Vështirësitë janë të shumta, sepse nga vetë konceptimi, programi është
ndërtuar dhe ka lidhje me shumë hallka të tjera. Harmonizimi perfekt i tyre
sjell një produkt të realizuar në çdo detaj. 

Në emisionin
“Fair Plaç”, keni të ftuar figura të shquara të sportit dhe kolegë gazetarë, sa
ju ndihmon prania e tyre në ecurinë e emisioneve?

Paneli
është një tjetër detaj që ka lidhje me suksesin. Unë jam munduar që të ruaj një
standard në emrat që janë pjesë e emisionit, si specialistë sporti, gazetarë
apo figura të ndryshme publike. Nëpërmjet këtyre të ftuarve, unë mundohem që
gjatë emisionit të dalë ideja që dua të përcjell te teleshikuesit. Të ftuarit
nuk janë asnjëherë të rastësishëm.

Jeni ndeshur
ndonjëherë me të ftuar që pak e njohin hapësirën sportive, apo të kenë dalë nga
logjika e emisionit?

Jo,
sepse siç e thashë edhe pak më sipër, në emisionet që unë drejtoj asgjë nuk është
rastësore. Mund të jenë edhe personazhe jo të fushës, por kurrsesi nuk dalin
nga logjika e emisionit. “Fair Plaç” është një emision për të gjithë, edhe për
ata që nuk janë tifozë ultras, por spektatorë të thjeshtë. Por, është edhe dhe
për ata që duan të dëgjojnë një mendim ndryshe thënë nga një personazh simpatik
në shijet e tyre.

Çfarë detajesh
mendoni se ndikojnë në rritjen dhe në uljen e shikueshmërisë në TV News24?

News24
është një nga televizionet me shikueshmërinë më të lartë sot, kjo edhe falë
strategjisë që po ndjekin drejtuesit, e mbi të gjitha nga vërtetësia e lajmit.
Paanshmëria në dhënien e informacionit dhe një strukturë e mirë programore,
mendoj se janë disa prej faktorëve të suksesit.

Ju duket i
avancuar formati i emisionit tuaj në raport me të tjerë formate?

“Fair
Plaç” është vetëm dy vjeç dhe ky është fillimi i një rrugëtimi të gjatë me këtë
program. Unë nuk preferoj të bëj krahasime, sepse ato i bën vetë teleshikuesi.

Sa ju pengon
fakti që nuk keni ekskluzivitete në transmetime direkt në ekranin e
televizionit tuaj?

Kush
tha që nuk kemi eskluzivitete? News24 është televizion informativ që i sjell
teleshikuesve shumë eskluzivitete. Ndeshjet e futbollit, filmat dhe spektakli,
nuk janë pjesë e formatit tonë.

Për momentin,
keni ndonjë ide të re për ndonjë Breking News?

Po,
kam ideuar një projekt të ri që do të dalë në transmetim së shpejti. Mënyra e
pasqyrimit të informacionit do të jetë ndryshe dhe jam e bindur që do të pritet
mirë nga publiku. Në vitin që vjen do të ketë shumë më tepër sport në News24.

 

 

Jashtë ekranit

Familja ka
“zbehur” letërsinë e muzikën

“Natyrisht
që për një femër, kur është edhe nënë, gazetaria në përgjithësi dhe ekrani në
veçanti, të privojnë disa detyrime nga jeta familjare, aq më shumë edhe tek fëmijët.
Në këtë aspekt, mendoj se është e vështirë të flasësh për veten, por jashtë
ekranit unë më shumë kohët e fundit i jam përkushtuar vajzës sime, Ester, e
cila na e ka mbushur shtëpinë plotë dritë e lumturi. Si unë, ashtu edhe
bashkëshorti im, sot ndjehemi prindërit më të lumtur për këtë yll që zoti na e
ka zbritur nga qielli në duart tona. Kësisoj, për mua është një bekim të jesh nënë,
që çdo ditë ka një kuptim të vërtetë. Ky koncept i jetës në familjen time ma ka
bërë edhe më të lehtë angazhimin tim në televizion, për të mos thënë se për letërsinë
apo për muzikën, që janë hobi im, pak kam kohë të angazhohem”.

 

 

 

 

Enkeleida Zeko

Datëlindja:
17 shtator 1979/ Vendlindja: Gjirokastër

Vendbanimi:
Tiranë/ Profesioni: Gazetare

Arsimimi:
Në vitet 1994 – 1998 Shkolla e Mesme e Përgjithshme “Asim Zeneli”, Gjirokastër;


vitet 1998-2002, diplomohet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-
Filologji, Dega Gazetari

Mediat
ku ka punuar: Në periudhën 2000-2002 TV Koha, në periudhën 2002-2005 në TV
Telenorba Shqiptare, në periudhën 2005-2007 në TV TeleSport,


periudhën 2007-2014, Producente dhe Gazetare në RTSH. Që prej vitit 2014
Ideatore dhe drejtuese e TV Show Sportiv “Fair Plaç” në News24.

Eksperienca
profesionale: Nga viti 2002, trajnime e specializime në kurse gazetarie brenda
dhe jashtë vendit për Raportim Lajmi dhe Menaxhim Televizioni.

Fituese
e disa çmimeve: Drejtuesja e Vitit 2007 në RTSH, Çmimi “Ismet Bellova”
si gazetarja më e mirë në vitin 2008, Emisioni më i mirë “Rubrika
Sportive” në 2010, dhënë nga Akademia e Vlerësimit Vjetor Radio-Televiziv,

Personazh
i Vitit në vitin 2011.

Vlerësime,
diploma dhe mirënjohje për punën dhe kontributin në gazetarinë sportive,
promovimin e vlerave të sportit e më gjerë.

Jashtë
gazetarisë: Pëlqen letërsinë, modën dhe muzikën.

 

 

VLERËSIME

Artan Shyti: Është
gazetare e kohës moderne

“Me
Enkeleidën kam shumë vite që bashkëpunoj në televizion, kuptohet në pozicione të
ndryshme. Emisione si gjithë ata që ka drejtuar Enkeleida në televizion,
thuajse tradicionalisht kanë qenë “pronë” e meshkujve, por me profesionalizmin
e saj ajo ka qenë nga femrat e para që e ka thyer këtë tabu. Sepse, këtu në
Shqipëri është e vështirë që një femër të bëjë gazetari sportive, e këtu niveli
profesional i Enkeleidës është rritur vit pas viti, emision pas emisioni.
Madje, unë mendoj se në aspekte të caktuara, Enkeleida në performancën e saj si
moderatore, qëndron më lart nga homologët e saj. Ka edhe një detaj pozitiv në
profesionalizmin e Enkeleidës që për mendimin tim duhet thënë. Nëse rëndom në
gazetarë të tjerë të ekranit ka edhe nga ata që tregohen servilë apo
interesaxhinjë, këtë nuk e kam parë tek kjo femër që drejton jashtë klisheve
dhe servilizmit ndaj njerëzve me pushtet. Sinqerisht ju them se, tek Enkeleida
shoh gazetaren e kohës moderne”.

 

Mikel Janku: Një
“zonjë shtëpie” në ekran

“Unë
ndjehem shumë i vlerësuar që të jap konsideratat e mia profesionale për një
gazetare e moderatore  që me performancën
e saj kudo ku ka punuar, e ka “pushtuar” ekranin dhe e ka përqendruar audiencën
televizive në Shqipëri. Që nga koha kur e kam njohur Enkeleidën gazetare
sportive, në studion e TV Tele Norba Shqiptare e deri më sot, ajo vazhdon me
pasion dhe profesionalizëm gazetarinë sportive. E kam ndjekur ecurinë
profesionale të Enkeleidës vit pas viti dhe mund të veçoj atë seriozitetin që
ajo në punë, dëshira për të drejtuar me sa më shumë profesionalizëm në çdo
emision. Dhe të gjitha këto performanca që ajo ka treguar dhe tregon në ekranin
e televizionit, njëherësh e kanë shkëputur nga opinionet se femrat në Shqipëri
nuk mund të drejtojnë emisione sportive. Dhe sot në News24 ajo drejton si një
zonjë e shtëpisë në çdo emision, nuk është më një interpretuese apo komentuese,
por për mua është një drejtuese e çdo debati profesional”.

 

 

Rezultatet/ Java
e 17-të

Të dielën, 18
dhjetor 2016

Kukës-Skënderbeu      2-0

Tirana-Luftëtari
          2-0

Teuta-Vllaznia
            0-0

Flamurtari-Laçi
         

Partizani-Korabi
        

RENDITJA

Skuadrat                    Nd       Pikë

1.Kukësi                      17        35

2.Skënderbeu  17        32

3.Partizani                   16        29

4.Tirana                       17        26

5.Luftëtari                   17        21

6.Vllaznia                    17        20

7.Flamurtari                 16        14

8.Laçi                          16        14

9.Teuta                        17        13

10.Korabi                    16          8

 

 

Strisha
e notit


___ dhjetor 2016, Noti Shqiptar feston 85 vjetorin e krijimit