Fabregas e kritikon ashpër Conten…

458
Sigal

Cesc Fabregas e ka akuzuar trajnerin e Chelsea Antonio Conte se nuk ka arritur që ta menaxhojë aë. “Është një tregim sikurse ti thoni një mesfushori kreative shumë të mirë që të mos jeni kreativ”, ka thënë ai

Fabregas ka folur për Conten gjatë analizës së tij për paraqitjen e Kevin de Bruyne në ndeshjen e Belgjikës kundër Panamasë që belgët e fituan më rezultat 3-0 për BBC, ku mesfushori i Manchester city luante në një rol më të thellë në mesfushë dhe jo në pozitën e tij.

“Sidomos nëse shikoni Belgjikën, ku De Bruyne po luan në një rol në mesfushë më thellë”, ka shpjeguar spanjolli.

“Nuk jam fans i madh i kësaj gjëje sepse ai është aq i mirë kur është më përpara sidomos në pasimet finale ndërkaq kështu nuk shohim shumë nga lojë e tij. Ai është shumë i disiplinuar dhe luan edhe aty, por njëjtë me ka ndodhur edhe mua dy vitet e fundit sepse në këtë pozitë jeni shumë i kufizuar. Është sikurse ti thoni një lojtari kreativ që mos të jetë kreativ”.

Fabregas është duke luajtur në një rol më në thellësi të mesfushës bashkë me N’Golo Kante që dy sezone, sidomos pas largimit të Nemanja Matis nga Chelsea.