Fabio Capello: Messi është më i miri në epokën e tij

519
Trajneri italian, Fabio Capello, nuk ka dyshime kur është fjala për futbollistin më të mirë në botë. Italiani mendon se ylli i Barcelonës, Lionel Messi është më i miri në epokën e tij. “Ju mund të flisni për lojtarët më të mirë në histori, sepse futbolli ka pasur kohë të ndryshme dhe një lojtar ka qenë më i shkëlqyer në krahasim me tjerët”, ka deklaruar Capello, sipas mediave italiane. “Në fillim ishte Di Stefano, Pele pastaj më vonë Maradona e tani Messi”, theksoi ish- trajneri i Realit, Romës dhe Juventusit.
Sigal