F1, Red Bulli triumfon në Malajzi, Hamiltonin e tradhton motori

441
Sigal

Gazeta Telegraf/ Çmimi i Madh i
Malajzisë e largon edhe më shumë britanikun Lewis Hamilton nga mbrojtja e
titullit kampion. Piloti i Mercedesit u tradhtua nga motori i tij në xhiron e
41 të garës, atëherë kur po garonte i qetë në vend të parë, dhe e sheh edhe më
larg vendin e parë të renditjes së përgjithshme për pilotë, që mbahet nga shoku
i tij i skuadrës, Nico Rosberg, i cili e mbylli garën në vendin e tretë.

Gara që u fitua nga Daniel Ricciardo, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës te
Red Bull, Max Verstappen, nisi menjëherë me aksident për Rosberg, i cili u prek
nga Sebastian Vettel në kthesën e parë. Ishte gjermani i Ferrarit ai që e pësoi
më keq duke braktisur garën, ndërsa Rosberg rekuperoi duke kapur podiumin.

Me këtë rezultat, Rosberg e çon në 23 pikë diferencën me Lewis Hamilton,
kur duhen edhe 5 gara nga përfundimi i Botërorit të Formulës 1.

Vetëm vendi i katërt për Kimi Raikkonen me Ferrari.