F1, Hamilton fiton “pole position” në Monza

510
Lewis Hamilton do të niset nga vendi i parë në pistën italiane të Monzës. Piloti i Mercedesit ka regjistruar kohën më të shpejtë në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Italisë, duke lënë pas pilotët e Ferrarit, Kimi Raikkonen dhe Sebastian Vettel. Në vend të katërt u pozicionua piloti tjetër i Mercedesit, Nico Rosberg.
Dyshja e Williamsit, Felipe Massa dhe Valtteri Bottas do të nisen nga pozitat pesë, përkatësisht gjashtë.
Rezultatet: 1) Hamilton 2) Raikkonen 3) Vettel 4) Rosberg 5) Massa 6) Bottas 7) Perez 8) Grosjean 9) Hulkenberg 10) Ericsson 11) Maldonado 12) Nasr 13) Sainz 14) Kvyat 15) Ricciardo 16) Button 17) Alonso 18) Stevens 19) Merhi 20) Verstappen.
Sigal