“Expressen” uron në shqip kuqezinjtë: “Urime Shqipëri”

517
E përditshmja suedeze“Expressen” në faqen e saj online në internet ka pasqyruar kualifikimin historik të Shqipërisë në Kampionatin Europian 2016, që do të mbahet në Francë.
Ajo që e bën më të veçantë raportimin e këtij mediumi është fakti se i ka uruar kuqezinjtë për kualifikimin në gjuhën shqipe.
Kjo gazetë i ka bërë edhe një intervistë Agon Mehmetit, i cili ndihet më krenar se kurrë. “Është bukur të jesh shqiptar sot. Është një ndjesi e mrekullueshme. Ata kanë bërë një punë shumë të mirë, trajneri ka ndërtuar një ekip shumë të mirë.
“Kjo është arritja më e madhe. Shqipëria ka qenë në një grup të vështirë, por me kalimin e kohës ata kanë fituar më shumë besim”, ka thënë Mehmeti në një intervistë për mediat suedeze./Ata/
Sigal