Europa League: Ulje emergjente në Budapest, avioni i Fenerbahçes pëson incident

459
Ekipi turk i futbollit, Fenerbahçe nuk kaloi një fluturim të qetë për në Britaninë e Madhe për ndeshjen me Manchester United, e vlefshme për fazën e grupeve të UEFA Europa League.
Avioni që transportonte ekipin ”verdhekaltër” të Fenerbahçes bëri ulje të detyruar në aeroportin e Budapestit për shkak se në xhamin e kabinës së pilotit u përplas një zog.
Në deklaratën e klubit të Fenerbahçes thuhet se në avion ishin presidenti i klubit Aziz Yildirim, drejtuesit dhe futbollistët, kur në pjesën e jashtme të xhamit të kabinës së pilotit u përplas një zog.
Për shkaqe të sigurisë avioni u detyrua të bëjë ulje emergjente në aeroportin e Budapestit në Hungari.
Ndër të tjera theksohet se tek ekipi nuk ka ansjë situatë shqetësuese dhe se një avion tjetër është nisur nga Turqia për të dërguar ekipin në Manchester.
Sigal