Europa League, Skënderbeu synon të thyejë tabunë ndaj turqve

446
Sonte në orën 21:05 Skënderbeu nis aventurën Europiane në fazën e grupeve përballë Beshiktashit.
Sfida ka një rëndësi të vecantë për shqiptarët, pasi përveç luftës së Skënderbeut në betejat e shekujve më parë ndaj osmanëve në fushën e blertë nuk kanë fituar asnjëherë.
Turqit i kanë fituar të 12 përballjet që kanë pasur ndaj shqiptarëve, por sonte Skënderbeu do të tentojë që të thyejë këtë tabu duke e nisur paraqitjen në fazën e grupeve pozitivisht.
Në grup Skënderbeu ndodhet me Lokomotivën e Moskës, Sportingun dhe Beshiktashin duke minimizuar shanset për të kaluar më tej.
Megjithatë arritja deri në grupe nuk është pak për shqiptarët, pasi askush më parë nuk kishte arritur aty.
Ndeshja ka interes dhe pritet që stadiumi të mbushet, jo vetëm nga tifozët shqiptarë, por edhe nga turqit që kanë udhëtuar, por edhe nga ata që jetojnë këtu. 
Sigal