Europa League shumë më e komplikuar se mendohej për pretendentët: Gladbach terren ‘i minuar’ për Romën

70

Raundi i katërt i ndeshjeve të fazës së grupeve të Europa League mund të japë një ide më të qartë të skuadrave që shkojnë drejt kualifikimit. Kompeticioni po rezulton, në fakt, shumë më i vështirë se mendohej për skuadrat e mëdha, ose më saktë një pjesë e tyre, që jo vetëm nuk e kanë siguruar kualifikimin, por e kanë vënë në dyshim. E tillë është situata e Romës në Grupin J, me italianët që rrezikojnë shumë në Gjermani përballë Mönchengladbach. Borussia është e fundit, por barazimi që i mori në Olimpico të lë të kuptosh që në shtëpi do të kërkojnë të impresionojnë edhe më shumë. Një sfidë e rëndësishme, që mund ti bëjë të besuarit e Fonseca të humbasin vendin e parë. Me 5 pikë Roma nuk mund të gabojë, në kohën kur Wolfsberger e Basaksehir, të dy vetëm një pikë larg, do të përplasen mes tyre.

Nuk është në pozita më të mira Lazio në Grupin E, madje skuadra e Strakoshës është e detyruar të fitojë, për të vazhduar të shpresojë. Humbja në Glasgow ka bërë që bardhekaltrit të jenë 4 distanca larg Celtic, në vendin e parë me 7 pikë, e një rezultat tjetër vec fitores për italianët do të ishte fatal, sepse do të shihte të shkëputej më tepër edhe Cluj, në kuotën e 6 pikëve e që luan në shtëpi kundër Rennes të vendit të fundit.

Është komfort, por jo bindës Manchester United në grupin L. Fitorja në Beograd e ka cuar në 7 pikë skuadrën e Solskjaer që mund të mbyllë historinë e kualifikimit me një sukses kundër serbëve në Old Trafford. Por Djajtë e Kuq nuk duhet të gabojnë, sepse dy pikë larg tyre janë hollandezët e AZ, që do të luajnë në shtëpinë e Astanës, skuadër që nuk njeh akoma pikë e mund ti rrëmbejnë kreun.

Ekspertët e Europa League, Sevilla mbeten të tillë mesa duket edhe pa teknikun Emery. Andaluzianët janë me pikë të plota në krye të grupit A dhe në transfertën e Dudenlange, në vendin e tretë me 3 pikë mund të vendosin për forcën e dytë të grupit, në kohën kur Qarabag me 4 do të udhëtojë në Qipro kundër APOEL, që mbyll renditjen me vetëm 1 pikë.

EUROPA LEAGUE – GROUP A
18:55 APOEL Nicosia ? – ? Qarabag FK
18:55 F91 Dudelange ? – ? Sevilla
EUROPA LEAGUE – GROUP B
18:55 FC Koebenhavn ? – ? Dynamo Kyiv
18:55 Lugano ? – ? Malmoe FF
EUROPA LEAGUE – GROUP C
18:55 Basel ? – ? Getafe
18:55 FC Krasnodar ? – ? Trabzonspor
EUROPA LEAGUE – GROUP D
18:55 LASK ? – ? PSV Eindhoven
18:55 Rosenborg ? – ? Sporting CP
EUROPA LEAGUE – GROUP E
18:55 CFR Cluj ? – ? Rennes
18:55 Lazio ? – ? Celtic
EUROPA LEAGUE – GROUP F
18:55 Standard Liege ? – ? Eintracht Frankfurt
EUROPA LEAGUE – GROUP G
21:00 Feyenoord ? – ? Young Boys
21:00 Rangers ? – ? FC Porto
EUROPA LEAGUE – GROUP H
21:00 RCD Espanyol ? – ? Ludogorets Razgrad
21:00 Ferencvaros ? – ? CSKA Moscow
EUROPA LEAGUE – GROUP I
21:00 Oleksandriya ? – ? Saint-Etienne
21:00 Wolfsburg ? – ? Gent
EUROPA LEAGUE – GROUP J
21:00 Borussia Mönchengladbach ? – ? Roma
21:00 Wolfsberger AC ? – ? Istanbul Basaksehir
EUROPA LEAGUE – GROUP K
21:00 SC Braga ? – ? Besiktas
21:00 Wolverhampton Wanderers ? – ? Slovan Bratislava
EUROPA LEAGUE – GROUP L
16:50 FC Astana ? – ? AZ Alkmaar
21:00 Manchester United ? – ? Partizan Beograd