Europa League/ Partizani thyhet në shtëpi, Europa është makth

433
Sigal

Partizani nuk ia dalë të marrë një rezultat pozitiv në takimin e zhvilluar në “Selman Stërmasi” ndaj Sherif Tiraspol. Kampionët e Moldavisë zhvilluan një lojë cinike duke mundur 1 – 0 skuadrën shqiptare. Demat udhëtojnë javën e ardhshme drejt Moldavisë, ku do iu duhet një mrekulli për të befasuar kundërshtarët.

Sherif e filloi lojën me një rast të shkëlqyer, por sulmuesi Gordenko shpërdoron në mënyrë të pabesueshme pak metra larg portës së boshatisur. Në minutën e 22’ vjen goli i parë i ekipit mik që gjen avantazhin falë kamerunasit tambe. Goli zgjon Partizanin që fillon të bëhet më i rrezikshëm, por të kuqtë rrezikojnë vetëm me goditjet nga distanca.

Në fillimin e pjesës së dytë Çinari ka një rast të shkëlqyer, por shkodrani vështirëson gjithçka duke goditur në mënyrë të pasaktë topin me kokë. Moldavët fillojnë të shfaqen të rrezikshëm me anë të kundërsulmeve, megjithatë Hoxha mban portën e paprekur në dy raste. Mbrojtja e ngjeshur e Sherif bëhet një makth për kampionët e Shqipërisë që tentojnë të gjejnë golin e barazimit me goditje nga distanca, por pa sukses.

“Europa League”, turi i dytë kualifikues

Partizani 0 – 1 Sherif
Shënues: Tambe 22′

Kartonë të verdhë
Ibrahimi 20′ / Ndiaje 37′, Anton 47′, Tambe 59′