Europa League, një tjetër finale e gjitha angleze

418
Sigal

“It’s coming home” nuk ishte një refren çfarëdo që dëgjonim shpesh nga tifozët e Anglisë gjatë Botërorit “Rusi 2018”. E megjithëse nuk u bë realitet asokohe, futbolli anglez vuri diktatin në Europë.

Këtë e konfirmojnë më së miri dy finalet e kupave europiane të futbollit për klube, Champions League dhe Europa League. Pas Liverpool-Tottenham që do të diskutojnë finalen e kompeticionit të kupës me veshë të gjatë, një duel jo vetëm anglez, por edhe derbi londinez do të diskutojë trofeun e dytë për nga rëndësia. Bëhet fjalë për Arsenal-Chelsea.

“Topçinjtë” kaluan në finale pasi mposhtën Valencian, ndërsa “blutë” u desh të djersinin më shumë, pasi Eintrachti i Frankfurtit rezultoi më i vështirë nga parashikimet. Pas barazimit 1-1 në Gjermani, u duk Chelsea do ta kishte të lehtë kualifikimin, por edhe në “Stamford Bridge” u ndalën sërish në të njëjtat shifra, duke shtyrë gjithçka për në shtesa. As pas 30 minutash lojë përtej 90 minutëshit të rregullt nuk ndryshoi gjendja, ndërsa në ndihmë u thirrën goditjet nga distanca e 11 metrave, nga ku londinezët gabuan më pak sesa gjermanët.