Euro 2020 Sokol Cikalleshi: Grup i ekuilibruar, por besojmë

532
Sigal

Me Panuçin nuk kam probleme, pres një ftesë për Kombëtaren

Sulmuesi i Kombëtares do ta vlerësonte grupin H, ku bënë pjesë Shqipërisë si një grup të ekuilibruar. Ndaj Turqisë dhe Islandës, shanset janë të barabarta, por nuk duhet lënë pas as Moldavia. Ndërkohë, Cikalleshi ka folur dhe në lidhje me marrëdhënien e tij me Panuçin, duke thënë se mes tyre nuk ka probleme dhe se po pret një ftesë në Kombëtare. Më tej sulmuesi do të shprehej se – Çdo grup do të ishte i vështirë, por unë mendoj që duke veçuar Francën, është një grup i ekuilibruar, me skuadra që do të diskutojnë shanset e tyre. Turqia dhe Islanda do të jenë rivalët tanë direkt për kualifikim, por nuk duhet të harrojmë as Moldavinë, pasi ndaj të voglave ne vuajmë shumë. Është grup i vështirë, por duhet ta fillojmë shumë mirë edicionin, duke marrë maksimumin në dy sfidat e para, pasi kështu rriten shpresat. Duhet do të luftojmë për vendin e dytë ku rivalë kemi si Turqinë dhe Islandën. Turqia ka pasur luhatje dhe nuk është aty ku duhet, për në eliminatore besoj se do të kenë një fytyrë krejt tjetër. Në lidhje me Panuçin kavajasi do të shprehej se – Unë mendoj se jam sqaruar me Panuçin dhe më pas vetëm kam respektuar zgjedhjet e tij, pasi dihet që është ai trajneri dhe i takon pikërisht atij ky vendim, pavarësisht nëse u pëlqen të gjithëve, apo jo. Unë jam profesionist dhe pres momentin tim, pavarësisht se dëshiroj të jem në çdo ndeshje dhe në çdo minutë në fushë, për Shqipërinë. Kombëtarja më ka munguar , pres me padurim të rikthehem dhe po punoj fort që të arrij formën më të mirë dhe të vij, të kontribuoj për kuqezinjtë. Jam mirë dhe kam filluar të aktivizohem rregullisht, ndërsa tani shpresoj të gjej edhe golat, për të merituar edhe ftesën.- do të përfundonte shtatlarti i sulmit Kuq e Zi