Euro 2020/ Ja dy skuadrat që u kualifikuan për në Europian, Spanja dhe Italia argëtohen

530
Sigal

Finlanda është skuadra e radhës e cila ka siguruar një biletë për në EURO 2020. Skuadra nordike ia ka dalë me një fitore sot ndaj Lihtenshtejnit, duke prerë biletën për në turin tjetër të aktivitetit pasi nuk mund të arrihet më nga skuadrat e tjera që ka pas.

Më pas e kishte radhën Suedia që të priste biletën për turneun, pasi mundi 2-0 në transfertë Rumaninë e cila kishte pasur shanse reale për të kaluar turin. Skandinavët triumfuan me golat e Berg dhe Kuaison që në pjesën e parë të ndeshjes duke siguruar praninë e tyre në aktivitetin e verës së ardhshme.

Ndërkohë, Spanja e kualifikuar u argëtua me një fitore historike 7-0 ndaj Maltës, ku për herë të parë për këtë përfaqësuese në një ndeshje gjetën rrjetën 7 futbollistë të ndryshëm.

Edhe Italia festoi fitoren e 9 në po aq ndeshje të luajtura duke iu afruar rekordit të kualifikimit prefekt të saj, e mbi të gjitha duke treguar se është e uritur që të tregojë se në këtë turne kërkon të jetë protagoniste.

NDESHJET

GRUPI D
Danimarkë-Gjibraltar 6-0
12’, 65′ Skov, 47′ Gytkjaer, 51′ Breithuejt, 85′, 90’+4′ Eriksen

Zvicër-Gjeorgji 1-0
77′ Iten

GRUPI F
Rumani-Suedi 0-2
18’ Berg, 34′ Kuaison

Spanjë-Maltë 7-0
23’ Morata, 42′ Kazorla, 62′ Torres, 63′ Sarabia, 69′ Olmo, 71′ Moreno, 86′ Navas

Norvegji-Ishujt Faroe 4-0
4′ Reginiusen, 8′ Fosum, 62′ , 65′ Sorloth

GRUPI J
Bosnjë Hercegovinë–Itali 0-3
21’ Acerbi, 37′ Insinje, 53′ Beloti

Armeni- Greqi 0-1
35′ Limnios

Finlandë – Lihtenshtejn 3-0
21′ Tuominen, 63′ (p), 75′ Puki