Sigal

Pas njohjes së shortit të Shqipërisë për eliminatoret e “Euro 2020”, trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi ka folur për mediat franceze.

Në një prononcim për “L’Equipe”, timonieri i kuqezinjve ka komentuar përballjen me kampionët e botës, Francën.

Tekniku italian theksoi se shorti për Shqipërinë është i vështirë, por duket se shpresa e tij është që me punë dhe sakrificë, Shqipëria do të renditet e dyta në grupin H.

Panuci

“Për ne do të jetë e vështirë për t’u përballur me një ekip si Franca që është kampione bote. ‘Gjelat’ janë favoritë të grupit, ne do të provojmë të fitojmë kundër Turqisë dhe Islandës që sërish do jetë e vështirë. Duhet të bëjmë diçka të jashtëzakonshme për të arritur të dytët”, tha ai.

Kombëtarja shqiptare ndeshjen e parë do ta zvhillojë në shtëpi përballë Turqisë me 22 mars, ndërsa me Francën do të luajë në transfertë me 5 shtator të 2019.