“Euro 2016”, shorti hidhet më 12 dhjetor

464
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka hyrë tashmë në histori, duke u renditur për herë të parë mes më të mirave të Europës, por ëndrra nuk mbaron me kaq.
Fitorja bindëse 0-3 kundër Armenisë në Erevan, ka bërë që kombëtarja kuqezi të hedhë një hap të rëndësishëm, i cili ngriti në këmbë të gjithë popullin shqiptar kudo ku është. Por, tashmë nis edhe pjesa më e bukur, faza finale e Kampiontit Evropian 2016 ku, për herë të parë do të marrin pjesë 24 skuadra.
Më 12 dhjetor në orën 20:00 në Paris, do të hidhet edhe shorti i ndarjes së grupeve në Kampionatin Evropian “France 2016”. Ato do të ndahen në katër vazo. Në vazon e parë është kampioni i Evropës, Spanja, së bashku me katër kombëtare të tjera, ndërsa në vazot e 2,3 dhe 4 janë të përfshira gjashtë ekipe. Ekipet do të ndahen në gjashtë grupe (A-F), me nga katër ekipe.
Deri tani në Evropian janë kualifikuar 14 ekipe, Shqipëria, Rumani, Anglia, Austria, Belgjika, Spanja, Franca, Irlanda e Veriut, Islanda, Italia, Uellsi, Portugalia, Republika Çeke dhe Zvicra.
Marrë nga: ATA
Sigal