EURO 2016, Italia kualifikohet me gol të Eder

428
Eder, ka shënuar golin e fitores ndaj Suedisë të Ibrahimoviç, i cili nuk arriti të finalizonte siç duhej mundësitë e patura. Fitorja ndaj suedezëve merr vlera të dyfishta, pasi italianët shkojnë me 6 pikë në grup duke siguruar kualifikimin, gjithashtu thuajse ka siguruar vendin e parë në Grupin C. Loja mes dy ekipeve ka qenë thuajse e barabartë dhe po i drejtohej fundit me një rezultat 0-0, por Edera ka përfituar nga një ulje e topit me kokë nga shoku i tij i skuadrës Simone Zaza dhe pasi i ka shpëtuar mbrojtjes ka dërguar topin brenda rrjetës ngjitur me shtyllën e majtë. Portieri i suedezëve, Andreas Isaksson, është hedhur për të pritur topin, por pak centimetra nuk ia ka dalë që të ndalë topin që përfundoi në rrjetë.
Sigal