Sigal

Arsenal ka zyrtarizuar sot transferimin e uruguaianit Lucas Torreira nga Sampdoria për shifrën e 30 mln eurove.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale londinezët kanë bërë të ditur marrëveshjen për 22-vjeçarin. Për sajtin e klubit Torreira i cili luan si mesfushor mbrojtës ka deklaruar:

“Ndihem shumë i lumtur. Dua të bëj më të mirën në këtë mundësi që jeta më ka dhënë. Me të vërtetë që mezi po pres të filloj këtë aventurë të re.”

Kujtojmë që Torreira ka qenë lojtar i formacionit bazë të Uruguait në Botërorin që po luhet në Rusi. Për këtë aventurë Torreira tha:

“Ndihem shumë krenar për Botërorin, ishte një turne madhështor për mua. Nuk isha pjesë e ekipit gjatë kualifikueseve të Botërorit, por u bëra pjesë e saj në Rusi. Ishin të mrekullueshme momentet që kalova me familjen e Uruguait në Botëror. U përpoqa ta shijoi sa më shumë ishte e mundur.”