Eros Grezda jeton ëndrrën, shpallet njeriu i ndeshjes në Skoci

531
Sigal

Shqiptarët e mbajnë fjalën e dhënë dhe kjo vërtetohet më së miri te futbollisti i Kombëtares  shqiptare, Eros Grezda.

Dy ditë më parë ai deklaroi se do të jepte maksimumin  nëse do të aktivizohej  me skuadrën skoceze nga trajneri Steven Gerard. E në fakt kështu ndodhi pasi sot zhvilloi  një ndeshje të madhe me Rangërsin duke shënuar dy gola për shtatë minuta kundër ekipit të Madhëruellit.

45937844 352529748651467 3112689054269833216 N 1

Në fitoren e thellë 7-1,  shqiptari nuk ishte protagonist vetëm me dy gola, por asistoi edhe në golin e katërt për skuadrën.  Loja, teknika, grinda dhe golat e shënuar e shpallën Grezdën si njeriun e ndeshjes.

Lojtari i Kombëtares ka treguar karakter të fortë dhe luftarak në këtë ndeshje duke iu dhënë gëzim tifozëve të Rangërsit, por edhe shqiptarëve  kudo që ndodhen.