Ernest Gjoka: “Futbolli shqiptar, në prag të humnerës!”

520
Sigal

Reagimi i trajnerit i Flamurtarit: “Të gjithë jemi në një situatë kritike, nga kaubojsit me kollaro!”

 Trajneri i Flamurtarit, Ernest Gjoka, e konsideroi si tepër absurde dhe me pasoja të rrezikshme për futbollin, atë që po ndodh kohët e fundit në vendin tonë, ku kulmojnë jo vetëm fiksimet e rezultateve të ndeshjeve, si në rastin Laçi-Bylis për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, por dhe dy rastet ku u përfshinë kryebashkiaku i Gramshit, Dritani Bici (pas ndeshjes Gramshi-Mamurrasi, Kategoria e Parë) dhe ai i Kavajës, Elvis Roshi. “Në kampionatin shqiptar po ndodhin shumë gjëra, shumë ccudira, si nëpër ndeshje, ashtu dhe me futjen në fushë me makinë. Mendoj se të gjithë jemi në një situatë kritike dhe po vazhduam kështu jemi në prag të një humnere. Sot ndodh kjo, nesër ndodh një karagjozllëk tjetër, pasnesër futet ai tjetri me makinë duke bërë rolin e kaubojit. Po vazhduam kështu shumë shpejt futbolli shqiptar po shkon drejt humnerës. Duhet të merren masa dhe ata që drejtojnë futbollin duhet të bëjnë ligje shumë të forta, pas rrezikojmë që shumë shpejt ky futboll të kthehet si një lojë për të qeshur për disa njerëz”, – tha Gjoka pas përfundimit të ndeshjes Flamurtari-Teuta (1-1).

 NDESHJA – Flamurtari fitoi 3-0 ditën e mërkurë ndaj Teutës, në ndeshjen e fundit të çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, çka solli edhe eliminimit të vlonjatëve pas kompromisit midis Laçit dhe Bylisit, për ta mbyllur ndeshjen me rezultatin 3-2. Dje, Flamurtari i kishte të gjitha shanset për të kapur vendin e dytë dhe për të vazhduar më i qetë rrugën drejt Ligës së Europës, por ndeshja kundër drrsakëve u mbyll në barazim 1-1, pavarësisht se vlonjatët shënuan të parët. Një gol i vonnshëm i Vdeat Muriqit i është kundërpërgjigjur “perlës” së Muzakës në pjesën e parë, duke u ka hequr mundësinë bregdetarëve të Vlorës për të marrë maksimumin në këtë 90-minutësh, Kësisjoi, Teuta ruan statusin e ndjekëses më të afërt me Skënderbeun, në përpjekje për të mbetur aty edhe në javët në vazhdim. Ndalen kuqezinjtë pas fitores së pestë radhazi me Gjokën në krye, ndërsa misioni i tyre për të marrë pjesë në Kupat e Evropës ndërlikohet disi, por jo “hidhet në erë” përfundimisht. Vlonjatët ishin mbajtur larg mediave, për shkak se drejtuesit e klubit nuk dëshironin polemika, por thjesht që lojtarët dhe stafi teknik të liheshin të qetë dhe të bënin diferencën në fushën e lojës. Aty ku eurogoli i Muzakës nga goditja e dënimit në minutën e 38-të nuk u ka siguruar dot epërsinë përfundimtare vendësve. Trajnerit Ernest Gjoka i është dashur të bëjë pa sulmuesin kryesor, Migen Memelli, i cili kishte mbushur numrin tre të kartonëve të verdhë. Pepa ka zëvendësuar golashënuesin më të mirë të kampionatit.

 GJOKA – “Futbolli ka kapriccot e veta, nëse nuk shënon herë pas here, normal që kjo do të kthehet në “bumerang”. Ne sot (dje) dhamë më të mirën tonë dhe besoj se nëse do të tregoheshim më të saktë përpara porte, do të kishim mbyllur ndeshjen më përpara. Megjithatë i tillë është futbolli. Teuta do të ndryshonte diçka në lojën e saj, pasi donte të shënonte patjetër. Në momentin që ndryshuan taktikë, ata kishin hapësira mbrapa dhe ne patëm dy raste. Nëse do të shënonim ne golin e dytë, atëherë lëvizja që bëri kundërshtari do të ishte diccka jo e mirë për të. Ne nuk arritëm dot të shënonim, ata po, ndaj dhe ishte ky rezultati. Edhe ne bëmë ndryshime, ku futja e Sozës në vend të Pepës ishte e planifikuar dhe kishim punuar gjatë gjithë javës. Por asnjëri dhe as tjetri nuk arritën të shënojnë dhe nëse do ta kishin bërë, ne do të flisnim ndryshe tani. Nga ndeshja e së mërkurës dhe kjo e sotmja (djeshmja) mendoj se ndryshoi vetëm fati. Kishim dhe mungesën e Memellit që është një lojtar tepër i rëndësishëm për skuadrën, por na mungoi fati për të shënuar dhe një gol tjetër e për ta mbyllur ndeshjen në favorin tonë. E meritonim fitoren, por gjithsesi Teutës i uroj suksese.

KATEGORIA SUPERIORE

Java XVIII

 Të dielën, 10.03.2013

VLLAZNIA-BYLIS  1-0

Golat: Dragoi 23’(pen)

FLAMURTARI-TEUTA  1-1

Golat: Muzaka 38’/ Muriqi 83′

KUKESI-LACI  2-1

Golat: Popovic 70′, Brahja 80’/ Hoxha 75’(aut)

BESA-TIRANA  2-1

Golat: Cikalleshi 30’(pen), Batha 90+2’/ G.Lika 90′

Të shtunën, 09.03.2013

LUFTETARI-APOLONIA  3-2

Golat: Fonseka 5′, Beqiri 75′, Lluka 85’/ Dushku 37′, Ndoni 89′

KASTRIOTI-SHKUMBINI  1-0

Golat: Kalari 67′

SKENDERBEU-TOMORI  4-2

Golat: Lilaj 34′, Caushaj 37′, Plaku 45’, 49′/ Elmazi 32′, Mitraj 63′

RENDITJA

1    Skënderbeu      18   +26  45

2    Teuta           18   +9   34

3    Flamurtari      18   +15  32

4    Kukësi          18   +5   30

5    Vllaznia        18   +5   29

6    Tirana          18   +5   29

7    Kastrioti       18   -1   28

8    Laçi            18   -3   24

9    Bylis           18   +2   22

10   Besa            18   -4   20

11   Luftëtari       18   -9   17

12   Shkumbini       18   -13  16

13   Tomori          18   -18  9

14   Apolonia        18   -19  8

Dragoi shpëton Vllazninë

 Falë një goli të realizuar nga rumuni Kristian Dragoi, Vllaznia fitoi 1-0 me Bylisin, duke u ngjitur në vendin e pestë me 29 pikë, vetëm pesë më pak se Teuta që mban të dytin, me 34 pikë.

Dritan Smajli ishte një mungesë shumë e rëndësishme për ekipin shkodran, pasi bëhej fjalë për një nga lojtarët më stabël të tij. Megjithatë, Vllaznia ka një lojtar me shumë eksperience, si Elvin Beqiri, që ka zënë në formacion dhe në rol vendin e lezhjanit. Natyrisht, te Vllaznia ka pasur edhe lëvizje të tjera, sic ishte përfshirja në 11-shen titullare e Shtubinës në të djathtë dhe tërheqja pak e Hajdarit si organizator. Kjo, për t’i dhënë më përparësi sulmit, që ai të jetë më efikas. Ballshiotët ishin të plotë dhe me moral të lartë, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë dhe fitores 3-0 në kampionat ndaj Kukësit. Kuqeblutë, megjithatë, kanë në mbështetje të ashtuquajturin “lojtari i 12-të”, tifozërinë, e shumtë në numër, ndaj është më kërkuese dhe arrin ta gjejë golin në minutën e 23-të. Mbrojtja mallakastriote shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj sulmuesit Rexha, ndaj kryesori Peza akordon penallti. Nga pika e bardhë godet saktë rumuni Dragoi, që zhbllokon shifrat dhe kalon të tijtë në epërsi. Minutat e mëtejshme kanë prodhuar një luftë të fortë sportive, sepse miqtë kanë reaguar dhe nuk janë pajtuar me humbjen, por gol tjetër nuk ka dalë në dritë. “Pickon”, si të thuash, skuadra e trajnerit Bushati, por merr tri pikë të cmuara dhe vijon ngjitjen në klasifikim, duke u barazuar me Tiranën.

 Kukësi s’i ndahet ëndrrës europiane

 Kukësi do ta shkruajë në histori debutimin e tij të parë në Kategorinë Superiore, teksa kuksianët janë gjithmonë e më pranë Ligës së Europës: të kualifikuar në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë dhe vendi i katërt në Superligë. Fitorja 2-1 ndaj Laçit, në një atmosferë tërësisht sportive – rreth 5 mijë tifozëve të pranishëm në “Zeqir Ymerit”, pasi dhe hyrja ishte falas – i garantuan ekipit të Armando Cungut tri pikë me mjaft vlera. Sulmuesi serb Lazar Popoviç shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 70-të, por pesë minuta më pas, kosovari Yll Hoxha shënoi autogol në favor të Laçit, në tentativë për ta larguar topin nga vija fatale, e ka shtyrë atë në rrjetën e Halilajt. Reagimi i Kukësit ishte i menjëhershëm. Spikat mesfushori Alikaj me driblimet e tij dhe me asistet që jep për sulmin, gjë të cilën e bën edhe në minutën e 80-të për Brahjen, i cili dyfishon shifrat. Një ish-lojtar i Lacit, ish-kapiten i bardhezinjve, bëhet shpëtimtar i skuadrës së Cungut, duke i dhënë suksesin e vështirë, por të merituar në javën e 18-të të kampionatit.