Ermal Tahiri: “Skënderbeu e meritoi titullin”

515
Sigal


Ish-lojtari i Dinamos dhe i Kombëtares: “Shoh edhe Partizanin në Europë. Kampionati nuk pati cilësi”

Ish-futbollisti i njohur i Dinamos e ekipit Kombëtar, Ermal Tahiri, e vlerësoi si të merituar fitimin e titullit kampionat nga ana e Skënderbeut, dhe theksoi se ai pret një luftë të fortë sportive si për ekipet që do të luajnë për biletat e mbetura në Europë, ashtu dhe për skuadrën e katërt që do të bjerë nga Kategoria. Trajneri Tahiri mirëpriti rikthimin në Superligë të Elbasanit dhe Apolonisë, por këmbëngulu gjatë intervistës për gazetën “Telegraf”, për aktivizimin e detyrueshëm të lojtarëve të rinj të moshës 17 vjeç.

 – Zoti Tahiri, Skënderbeu siguroi titullin dy javë përpara përfundimit të Kampionatit të 75-të Kombëtar, suksesi i katërt resht i korçarëve, që barazon kështu edhe rekordin e mbajtur nga Dinamo në vitet 1950-1953. Sa i merituar ishte titullin për skuadrën e Skënderbeut?

 – Pa dyshim, të merituar. Është viti i katërt radhazi që,  Skënderbeu fiton kampionatin, çka në terma sportivë do të thotë se nuk ka pasur kundërshtarë. Skuadra korçare e dominoi kampionatin, e kryesoi dhe e menaxhoi në mënyrë përfikte atë, pavarësisht formës jo të mirë që pati në fillim të sezonit, kjo dhe për fakt të mbingarkesës e lodhjes gjatë ballafaqimit të gjatë në Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Europës. Për mua, Skënderbeu është ekipi që ka punuar si orë që, nga drejtuesit e deri te punëtorët e fushës, me lojtar të nivelit të lartë në të gjitha repartet dhe një trajner shumë të mirë dhe serioz si Mirel Josa, duke mos harruar faktin që për të ky ishte titulli i dytë rresht me skuadrën korçare dhe i treti në karrierën e tij. Duke e parë në aspektin sportiv, në një analizë të përgjithshme, unë mendoj se, Skënderbeu e meritoi në të gjitha drejtimet, pasi ofroi sport me lojë të bukur, me potencial të fortë, një ekip i konsoliduar në mbrojtje, në mesfushë dhe në sulm.

– Edhe Kukësi, me pozicionin që ka në tabelë ku i ka të gjitha shanset ta përfundoi në vend të dytë, e ka siguruar tashmë vendin në Ligën e Europës. Gjithsesi, lufta për një biletë në Europë duket se do të jetë midis Partizanit, Teutës e Laçit, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga përfundimi i sezonit. Si e parashikoni atë?

– Lufta për vendet e në  Ligën e Europës do të jetë shymë e fortë midis të tre skuadrave, teksa nuk duhet të harrojmë se në lojë është dhe Flamurtari nëse skaudra vlonjatë do të arrijë të fitojë Kupën. Pra, midis tre skuadrave mund të ketë një luftë të ashpër për një “biletë”. Skuadrat i ndajnë vetëm dy pikë, me Partizanin që ka 50 pikë dhe Teutën e Laçin që kanë secila nga 48 pikë. Unë mendoj se, Partizani është ekipi që ka qenë gjatë gjithë kohës me të gjatë në këtë vend dhe ka luftuar fuqishëm për të qenë në Europë, i cili ka qenë dhe objektivi kryesor i klubit. Në fakt, unë mendoj se që të tre ekipet e meritojnë të jenë aty sepse luftuan fort në këtë kampionat, teksa sistemi më katër skuadra që bien direkt nga kategoria ishte e ka rënduar shumë edhe nga pikëmpamja psikologjike. Duke parë edhe kalendarin e dy javëve të fundit, mendoj se Partizani është më afër Europës.

– Një betejë e ashpër pritet të zhvillohet edhe midis skuadrave që luftojnë për mbijetesë, ku tashmë kanë rënë nga Kategoria Superiore: Kastrioti, Lushnja dhe Bylisi. Besa, Vllaznia e Flamurtari do të luftojnë fort për të mos qenë skuadra e katërt që do të zbresë në të Parën?

– Mendoj se do të jetë më të vërtetë një luftë shumë e fortë, me skuadrat që kanë dhe ndeshje direkte midis tyre. Vllaznia, Flamurtari e Besa janë emra të me traditë në futbollin tonë. Të tria gjenden në vështirësi, por Besa është në gjendje kritike dhe si forme sportive, por lufta do të bëhet ne ndeshjen direkte midis Vllaznisë dhe Besën. Gjithsesi, kam përshtypjen se në vendin e katërt nga fundi do të jetë Besa.

– Finalja e Kupës së Shqipërisë ofron duelin Kukësi-Flamurtari. Cili është parashikimi i Ermalit?

– Finalja e Kupës është një ndeshje e bukur nga vete emrat që do ta përfaqësojnë. Të dyja luajnë futboll të bukur dhe më shumë gola. Duke parë dhe formën e skuadrave, unë mendoj që Kukësi mund të jetë fituesi, pasi ka dhënë shumë ndeshje të bukura në këtë sezon. Aq më tepër që, për skuadrën kuksiane do të ishte hera e parë që do ta fitonte trofeun.

– Rikthehen në Superligë, Elbasani dhe Apolonia. Si do ta vlerësonit?

– Elbasani dhe Apolonia kanë tradita në futbollin shqiptar. Kryesuan Kategorinë e Parë për të gjithë sezonin dhe treguan që, ishin ekipet më të mira, duke qenë të shkëputur nga rivalët e tyre.

– Sezoni i ardhshëm do të luhet me 10 skuadra e katër faza. A mendon se do të shohim një futboll më cilësor?

– Skema e re për mua do të shkurtojë numrin e futbollisteve, por do jenë ato ekipe qe do të jenë nga ana financiare në rregull, këtu dua të fus edhe infrastrukturën e fushat. Besoj se, mund të jetë një kampionat më cilësor. Nga ana tjetër do të ishte më mirë që të futje sistemi i detyrueshëm për të luajtur lojtarë të moshës U-18. Vetëm kështu mund të punosh dhe të besosh se kampionati ynë do të nxjerrë talente.

– Si do ta vlerësonit nga pikëpamja cilësorë këtë sezon?

– k mundë të flas për cilësi, pasi nuk ka tek ky kampionat, çka do të thotë se, në qofte se nuk punojmë dhe përgatisim ekipet zinxhir dhe nuk do të luajmë me këta lojtarë në ekipet kombëtare nuk do të ketë cilësi. Duhet ndryshim mentaliteti që, nga federata e deri tek klubet dhe shkollat e futbollit.

Dy javët përmbyllëse

 JAVA E 32-të (3 MAJ)

Partizani-Skënderbeu

Laçi-Kastrioti

Kukësi-Lushnja

Besa-Vllaznia

Flamurtari-Tirana

Teuta-Bylisi (3-0)

JAVA E 33-të (10 MAJ)

Skënderbeu-Laçi

Lushnja-Partizani

Vllaznia-Teuta

Tirana-Besa

Kastrioti-Flamurtari

Bylisi-Kukësi (0-3)

RENDITJA

1 Skënderbeu      31   +20 58

2 Kukësi             31   +6   51

3 Partizani    31   +6   50

4 Teuta         31   +6   48

5 Laçi           31   +6   48

6 Tirana       31   +2   46

7 Vllaznia           31   +8   44

8 Flamurtari 31   +3   44

9 Besa          31   +5   41

10 Kastrioti  31   -12  29

11 Lushnja          31   -22  26

12 Bylis       31   -28  24

100 milionë lekë nga FSHF dhe 320 mijë euro nga UEFA do të përfitojë Skënderbeu

600 milionë lekë, ja sa vlen titulli

Me fitimin e titullit kampion, Skënderbeu jo vetëm që siguroi trofeun e katërt radhazi dhe të pestin në historinë e tij si dhe pjesëmarrjen për herë të katërt në Ligën e Kampioneve, por siguroi edhe një faturë të mirë financiare: afërsisht 600 milionë lekë të vjetër. Vetëm për pjesëmarrjen në Champions, korçarët fitojnë 200 mijë euro, pa llogaritur faktin që e nisën nga turi i dytë (120 mijë euro, por ende jo e zyrtarizuar nga UEFA) dhe 100 milionë lekët shpërblim nga Federate Shqiptare e Futbollit.

Me titullin në xhep, Skënderbeu ka nisur të mendojë për aventurën në Ligën e Kampioneve. Synimi është për të shkuar sa më larg në kompeticionin më madhështor për klube, dhe për t’ia arritur kësaj duhet një skuadër sa më e mirë dhe pak fat në shortin e Nionit më 23 Qershor. Presidenti i korçarëve ka nisur me rinovimet në skuadër, por në të njëjtën kohë mendon edhe për afrimet. I sigurt është rikthimi në skuadër i Bajram Jashanicës pas një sezoni huazim tek Besa. Por 24-vjeçari nuk do të jetë i vetmi që do të marrë rrugën drejt Korçës, pasi gjurmët e tij mund t’i ndjekin edhe të tjerë si Berisha apo edhe Sefa. Ndërkohë është konfirmuar se kampionët tanë do të njohin kundërshtarin europian më datë 23 Qershor, për dy takimet që do të luhen më 15 ose 16 Korrik ndeshja e parë dhe për sfidën e kthimit një javë më vonë.

Për momentin të konfirmuar në raundin e dytë kualifikues janë disa emra të rëndësishëm në arenën e futbollit europian. Celtic, Bate Borisov, Dinamo Zagreb apo Malmoe janë skuadrat e konfirmuara në shortin e këtij raundi, që mund të pasurohet me të tjerë emra që priten të zyrtarizohen kampionë në kampionatet e tyre. Sparta Pragë, Crvena Zvezda, Steaua apo Makabi Tel-Aviv mund të jenë të tjerë emra në shortin për raundin e dytë kualifikues. Megjithatë vetëm kur të konfirmohen skuadrat do të bëhet edhe ndarja e vazove në bazë të koeficienteve që kanë skuadrat në kompeticionet europiane.

Sezoni i ri me 10 skuadra,

ja si ka ndryshuar struktura

Kampionati i ardhshëm, ai 76-ti, pra i sezonit 2014-2015 do të luhet me 10 skuadra dhe katër faza, ndryshe nga ky aktual ku janë 12 skuadra dhe tre faza. Gjatë njëzet kampionateve të fundit kanë parë të paktën pesë struktura të ndryshe, duke nisur jo vetëm numri i ekipeve pjesëmarrëse: 10, 12, 14, 16 apo 18, por dhe me 2, 3 apo 4 faza. Po kështu, edhe numri i skuadrave që binin direkt është i ndryshëm, 1, 2, 3 apo dhe 4. Numri minimal i ndeshjeve është 26, ndërsa ai maksimal është 36 (kampionat dhjetë ekipe dhe me katër faza). Sa për kuriozitet, kampionati me numrin më të madh të ndeshjeve është ai sezonit 1990-1991 (14 skuadra) që, zhvilluan secila nga 39 ndeshje. Kampionati parashikonte dy faza, me nga 13 ndeshje secila, ndërkohë që në fazën e tretë, shtatë ekipet më të mira zhvilloni shtatë ndeshje në shtëpi dhe gjashtë ndeshje jashtë. Kampion atë sezon doli Flamurtari. Sa për statistikë, ia vlen të kujtojmë se në edicionin 1995-1996, ka pasur 18 skuadra (binin dy të tilla), ndërkohë që në sezonin 1992-1993 ishin 16 skuadra, por që bënin tri direkt.

Sezoni          ekipe     ndeshje  faza       bien direkt

2013-2014          12          33          3            4

2012-2013          14          26          2            4

2011-2012          14          26          2            2

2010-2011          12          33          3            2

2009-2010          12          33          3            2

2008-2009          12          33          3            2

2007-2008          12          33          3            2

2006-2007          12          33          3            2

2005-2006          10          36          4            2

2004-2005          10          36          4            2

2003-2004          10          36          4            2

2002-2003          14          26          2            2

2001-2002          14          26          2            2

2000-2001          14          26          2            2

1999-2000          14          26          2            2

1998-1999          16          30          2            3

1997-1998          18          34          2            3

1996-1997          14          26          2            2

1995-1996          18          34          2            2

1994-1995          16          30          2            1