Ermal Tahiri: “Metoda moderne”, për sportistë të gjithanshëm”

1990
Sigal

Drejtori i Shkollës Kombëtare të Futbollit “Loro Boriçi”: “Risitë nga pajisja me licencë trajneri UEFA C te futbolli i femrave”

Ermal Tahiri, drejtori i Shkollës Kombëtare të Futbollit “Loro Boriçi”, ka vetëm pak muaj që është emëruar në atë detyrë, por me ndryshimet pozitive që ai ka realizuar, të krijon përshtypjen se ka një dekadë që i është përkushtuar shkollës bazës ku përgatiten jo vetëm sportistët e rij, por dhe futbollistët, trajnerët e mësuesit e të ardhmes. Ish-lojtari i njohur i Dinamos në vitet 1980-1990 dhe i Kombëtares shqiptare, me një të kaluar futbollistike dhe trajningu në Greqi, kryesisht në Janinë, i është përveshur punës për të pritur sa më denjësisht vitin e ri shkollor, teksa në prag janë konkurrimet me kandidatët e rinj që dëshirojnë të ndjekin Shkollën Kombëtare të Futbollit. “Gjatë pesë viteve të fundit ka një interesim të jashtëzakonshëm, për të ndjekur shkollën tonë. Sa për ilustrim, nëse vitin e kaluar konkurruan 60 kandidatë për 40 vende, pra raporti ka qenë thuajse 1.5 kandidatë për një vend, këtë vit janë regjistruar 110 kandidatë nga e gjithë Shqipëria, ndërsa fitues do të jenë 35 veta, pra një ndër tre kandidatë do të ketë mundësi ta ndjekë atë. Ne kemi përcaktuar kritere mjaft rigoroze, për kandidatët”.- tha drejtori Tahiri për gazetën “Telegraf

 FORMIM I GJITHANSHËM – Synimet e 45-vjeçarit Tahiri kanë të bëjnë jo vetëm në krijimin e ambienteve komode, por sidomos në cilësinë e mësimdhënies në shkollën që ai drejton, duke mos e parë atë vetëm si një institucion ku përgatiten futbollistë, por për të formuar nxënës që pas përfundimit të studimeve në “Loro Boriçi”. mund të konkurrojnë si të denjë e të shkojnë në çdo shkollë të lartë në vendin tonë, përfshirë këtu padyshim Universitetin e Sporteve. “Nëse për të ndjekur shkollat e tjera të larta, nxënësit tanë kanë një koeficient të mundshëm pranimi 1, për Universitetin e Sporteve ata e kanë 1.4”. Risitë që po promovon drejtori Tahiri, në sezonet 1985-1986 (trajner Fatmir Frashëri) dhe 1989-1990 (trajner Bejkush Birçe), janë të shumta, por tri janë prioritet kryesore të tij: formimi i gjithanshëm arsimor i nxënësve; aplikimi i metodave moderne në formimin futbollistik; çelja për herë të parë të klasës futbollistike për femra si dhe krijimi i kushteve optimale përsa i përket ambientit shkollor.

 METODA MODERNE – Tahiri ka qenë pjesë e një prej akademive më të suksesshme në Greqi, përsa u përket moshave, te PAS Janina, e binjakëzuar me disa prej akademive më të madha në Europë në Gjermani, Spanjë, Angli dhe Itali. “Prioritet i punës sime dhe i stafit të shkollës është implentime i metodave moderne të shkollave simotra më të njohura në Europë, jo vetëm të mësimdhënies, por dhe i aplikimit të tyre në praktikë. Po përpiqemi të krijojmë një shkollë model në të gjitha drejtimet dhe rezultatet e para janë shumë të mira”. Tahiri, i cili është i vetmi lojtar shqiptar, i cili i ka shënuar një ekipi francez, pikërisht Olimpikut të Marsejës kur Dinamoja jonë luajti në Ligën e Kampioneve, në sezonin 1990-1991, është i vetëdijshëm se fillimi i mbarë është baza për një sukses të pritshëm.

 LICENCË TEAJNERI – “Kemi arritur një marrëveshje me Federatën Shqiptare të Futbollit, që pas përfundimit të shkollës së mesme, çdo nxënës të pajiset me licencë trajneri të tipit “UEFA C”, çka u bën të mundur atyre të drejtojnë ekipe moshash apo në kategoritë e ulëta të futbollit shqiptar. Dhe kjo nuk është një arritje e vogël për ta”, – tha drejtori Shkollës Kombëtare të Futbollit “Loro Boriçi” për gazetën “Telegraf”. Federata Shqiptare e Futbollit, ka marrë përsipër furnizimin e pajisjen me të gjithë bazën materiale sportive. “Dëshiroj ta falënderoj në veçanti Presidentin Armand Duka, për kontributin direkt që ai po jep për shkollën tonë, duke na garantuar për një bashkëpunim të gjithanshëm dhe afatgjatë”.

 EKIPE KAMPIONE – Ekipet e Shkollës Kombëtare të Futbollit, të njohura në ambientin futbollistik me emrin “Shkëndija” janë një bazë e mirë për të nxjerrë futbollistë kampionë. Shkëndija B e Tiranës doli kampione për U-17 doli kampione e Kategorisë së Parë për U-17, teksa mposhti në finale Lushnjën me rezultatin 2-1. Takimi u luajt në Kamzë, në një organizim të përsosur nga ana e FSHF-së. Shkolla e mjeshtërisë sportive “Loro Boriçi” përfaqësohet në kampionat me dy skuadra, Shkëndijën A që merr pjesë në Superiore dhe Shkëndijën B në Kategorinë e Parë. Kjo e fundit, e drejtuar nga Shpend Kumbarçe, e mbylli kampionatin në vendin e parë të grupit A dhe në këto kushte në finale u përball me Lushnjën si kryesuese të grupit B të Kategorisë së Parë. “Edhe në sezonin e ri hyjmë me synimin që të fitojmë tituj kampionë. E ndjejmë si një detyrim, jo vetëm unë, por i gjithë stafi që punon me skuadrat tona”, – tha ish-lojtari i Kombëtares.