Erdhi nga stoli dhe realizoi dy gola, Cheryshev zgjidhet lojtari i ndeshjes

104

Ashtu siç pritej, Denis Cheryshev është vlerësuar si lojtari i ndeshjet hapëse mes Rusisë dhe Arabisë Saudite.

Mesfushori me tipare sulmuesi ishte autor i dy golave në fitoren 5-0 që kombëtarja ruse arriti përballë kombëtares arabe.

Cheryshev e nisi nga stoli takimin, duke u aktivizuar vetëm në minutën e 24-t, pasi zuri vendin e Dzagoev.

27 vjeçari realizoi golin e dytë dhe të katërt, duke u ngjitur kështu momentalisht si golashënuesi më i mirë i kompeticionit.