Ende i pa zyrtarizuar, afrimi i parë për Gatuzon te Napoli pritet të jetë futbollisti i Milanit

162

Xhenaro Gatuzo mori vendin e të larguarit Ançeloti te Napoli, ndonëse zyrtarizimi për emërimin e 41-vjeçarit nuk ka ardhur akoma.

Afrimi i parë për ish-teknikun e Milanit, pritet të jetë pikërisht një futbollist që ai e kishte nën urdhrat e tij në sezonin e fundit. Bëhet fjalë për Frank Kesi, për të cilin Napoli kishte shfaqur interes edhe më parë.

Sipas asaj që shkruan “Calciomercato”, interesimi i të kaltërve tani pas mbërritjes së Gatuzos mund të rritet për mesfushorin, i cili gjithashtu pëlqehet shumë nga ish-tekniku i Milanit.

Lojtari nga Bregu i Fildishtë nuk ka një marrëdhënie shumë të mirë me teknikun Pioli dhe ekziston mundësia që të largohet në janar. Edhe te Milani do ta pranonin shitje e Kesi, nëse në drejtim të klubit do të vinte një ofertë që kap shifrën e rreth 30 milionë eurove.