EMRI/ Vaj e çokollatë kanabis në shtëpi, “fundoset” biznesmeni nga Vlora

195
Policia e Vlorës ka ushtruar kontroll të befasishëm në shtëpinë e një biznesmeni, ku është gjetur një sasi e konsiderueshme vaj cannabis dhe pluhur cokollate cannabis.

Njoftimi i prokurorise
Prokuroria Vlore pas marrjes se vendimit te kontrollit ne gjykate ushtruan kontroll ne banesen e shtetasit Shahin Zanaj, lindur ne Vezhdanisht Vlore dhe banues ne lagjen 24 maji Vlore.

Ne banesen dhe kantinen ngjitur me te u gjeten sasi e konsiderueshme vaj cannabis dhe pluhur cokollate cannabis.
U ushtrua kontroll edhe ne aktivitetin privat bar restorant ne Rradhime Vlore po nuk u gjet gje e kundraligjshme.
Sasia e gjetur eshte e konsiderueshme po nuk eshte peshuar pasi grupi hetimor eshte duke kryer veprime ende.