Emërimi Ambasador i “Grassroots”-it, Lorik Cana: E ndiej detyrë të kontribuoj në futbollin e vendit tim

635
Ashtu siç u lajmërua ditën e djeshme, ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana ka dalë sot në një konferencë për shtyp në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, ku ka marrë detyrën e re si Ambasador i Grassroots-it.
“Kur jam prezent në ambientet e Federatën, ndihem mirë, pasi ndihemi si një trup i vetëm, duke punuar për ngritjen e cilësisë. Gjithsecili mundohet të japë vlerat profesionale. Unë e ndiej detyrë të kontribuoj në futbollin e vendit tonë. Kur them tonë nuk kam parasysh vetëm Shqipërinë, por edhe Kosovën.
Ne si shoqëri kemi përfituar shumë nga sporti. Vitet e fundit është demonstruar nëse ne punojmë, mund të jemi të suksesshëm. Ne jemi një vend në zhvillim dhe futbolli ndihmon në këtë pjesë. Unë mendoj që për të pasur një pjesëmarrje të madhe nuk vjen brenda një dite. Ne në vendin tonë nuk e di a kemi pasur më parë, por unë do vazhdoj të jap stimuj, të nxit njerëzit të merren me futboll.
Është një program për të marrë pjesë në futboll. Unë tani bëj pjesë te veteranët dhe kam vendosur të vazhdoj me projektet e Federatës, për të bindur dhe nxitur të gjithë për ti mbajtur me frymën e sportit, për ti shumë vlera futbollit. Nuk do jetë një detyre e përditshme, por kërkon një punë të madhe. Rezultatet i presim pas disa vitesh. Në vendin tonë është e vështirë të vendosësh baza për trajnimin e fëmijëve. Ka shumë probleme, siç është infrastruktura, por jemi duke ecur përpara. Duhen njerëz që të kenë ide dhe projekte. Pse mos e bëjmë dhe ne investimin që ka bërë Goran Pandev në Maqedoni”, u shpreh Lorik Cana.
Sigal