Elseid Hysaj drejt Barcelonës, Mesi i vë kusht klubit

624
Vlerësimet për mbrojtësin shqiptar Elseid Hysaj, vazhdojnë të rriten. Zërat për një transferim të mundshëm në merkato, tashmë e lidhin edhe me Barcelonën. Siç raporton Calciomercato, klubi katalanas po kërkon një mbrojtës krahu, dhe vendin e “peshkimit” e ka zgjedhur pikërisht në Itali.
Përveç Hysajt, që cilësohet si një nga mbrojtësit e djathtë më të zotë në qarkullin, Barcelona po monitoron edhe Zhoao Kanselon e Interit. Portugezi po bën një kampionat të mirë me Interin, dhe është një nga më të vlerësuarit e zikaltërve. Për të marrë Hysajn te Barcelona ka votuar edhe Lionel Mesi.
Sigal