Elis Bakaj tenton surprizën ndaj Torinos, më pas e pret Wolves

692
Sigal

Kukësi nuk ia doli dot që të luante përballë Torinos në këtë edicion të Europa League. Tashmë, skuadrën e Serie A italiane do ta sfidojë Elis Bakajn, me Shakter Soligorsk. Sulmuesi dhe ekipi i tij bjellorus do të provojnë të realizojnë surprizën e madhe, për të patur më pas shansin që të luajnë një tjetër duel të rëndësishëm.

Në fakt fituesi i këtij çifti në fazën “play off” do të luajë kundër Wolverhampton, gjithmonë nëse skuadra surprizë e edicionin e kaluar të Premier League, nuk do të befasohet në sfidën me Pjunik.

Ky ishte verdikti i shortit të Europa League të hedhur në Nion, ku skuadrat e angazhuara në turin e tretë kualifikues janë njohur edhe me kundërshtarët e mundshëm të aktit final për të zënë një vend në fazën e grupeve.