Eliminoi Cardiff, por City humbet Sane-n. Ja ndërhyrja horror ndaj gjermanit

780
Manchester City ka siguruar fazën tjetër të “Fa Cup” pasi ka mundur Cardiff me rezultatin 0-2 falë golave të De Bruyne dhe Sterling.
Gjithsesi nuk ka qenë pa pasoja ky sukses i “qytetarëve” të drejtuar nga Pep Guardiola. Në fillimin e pjesës së dytë një ndërhyrje e frikshme ndaj Sane-s i bëri që të gjithë të mbajnë frymën.
Xho Bannet, në tetnativë për të shkaktuar një faull taktik goditi gjermanin pak mbi kyçin e këmbës duke lënë përshtypjen e thyerjes së saj. Fatmirësisht me ç’u pa deri në momentin e largimit të tij nga fusha, frakturë nuk kishte por lojtari u dërgua menjëherë në spital.
Ende nuk bëhet e ditur asgjë për këmbëmjatin, por në rast të një dëmtimi do të ishte diçka e rëndë për City-n që e presin ndeshje të vështira si në kampionat ashtu edhe në “Champions League”.
Sigal