Eliminimi nga “Rusi 2018”, kampioni i Botës: Me mua Italia do të fluturonte

647
Ciccio Graziani, një nga kampionët e Botës me Italinë në 1982, pretendon se Italia do të shkëlqente nëse do të ishte ai trajneri.
Graziani udhëhoqi Fiorentina-n deri në finalen e Kupën Uefa në 1990 dhe Catania-n në Serie B 15 vite më parë, teksa në punën e tij të fundit ai dërgoi Cervia-n në Serie D në 2005, si pjesë e një ‘reality show’.
Image result for Ciccio Graziani
“Kemi nevojë për një trajner që zgjedh lojtarët më të mirë dhe i bën të luajnë së bashku,” shprehet 64-vjeçari për Tiki Taka.
“Unë jam 64 vjeç dhe nuk kam ndërmend të hedh kandidaturën, por nëse do të më ofrohej si post, do ta bëja të fluturonte ekipin përfaqësues.
Image result for Ciccio Graziani
“Tavecchio? Ai nuk u tërhoq, vetëm kur e pa që e kishte punën keq vendosi të jepte dorëheqjen.
“Të tjerat nuk na interesojnë. E vetmja gjë që kishte rëndësi për ne ishte Kupa e Botës dhe Italia nuk do të jetë aty. Prandaj do të kemi një verë të tmerrshme.”
Sigal