Eliminimi i Tiranës e Partizanit, si skuadra nga Andorra e Lihtehshteini

496
Në këtë fokus Evrope, vlen edhe fjala e urtë popullore shqiptare, se: “Çfarë do të mbjellësh, do të korrësh”, e kështu vazhdon “telenovela seriale”, ku me vështirësi kalojmë në goglat e dyta të shorteve në Evropë. Sot për sot, në këtë aspekt, klubet dhe skuadrat tona të “aromës evropiane” mundet që ta kenë gjetur edhe një justifikim, i cili ka mbetur “nul” mes nesh dhe Evropës së futbollit, por që të shohësh një skuadër të eliminuar me të gjithë elementët e tij, kjo është sa serioze, aq edhe joprofesionale. Ne eliminohemi nga këto ture, të cilët janë të denjë për Azerbajxhanin, Luksemburgun, Lihtehshteinin e Andorrën, dhe jo për Shqipërinë evropiane. Gjithsesi, këto radhë që cekën një realitet, nuk kërkojnë që, pas “Napoleonit” që kërcyem në Evropë, të kemi “groshët” e zakonshëm edhe në futbollin tonë.
Sigal