Eliminimi i Kairat Almaty simbolizon “parajsë” ekonomike, Skënderbeu përfiton 675 mijë euro në turin e tretë

577
Për Skënderbeun kalimi në turin e tretë paraeliminator në “Europa League” nuk do të ishte vetëm një çështje prestigji, por do të sillte edhe përfitime të majme ekonomike.
Para se kjo të ndodhë, korçarëve iu duhet të përballin edhe një herë brirët me kazakët e Kairat Almaty. Në takimin e parë të luajtur në transfertë Skënderbeu barazoi 1-1 ç’ka i rrit shumë shpresat për një kualifikim në ndeshjen e kthimit.
Pjesmarrja në turin e tretë të “Europa League” përkthehet në një “parajsë” ekonomike për 6 herë kampionët e vendit.
215 mijë euro ishin të sigurta pasi mjaftonte vetëm pjesëmarrja në turin e parë për Skënderbeun, por kualifikimi kundër Sant Julia i shtoi automatikisht edhe 225 mijë euro për pjesëmarrjen në turin e dytë, aty ku shorti i rezervoi Kairat Almaty. Shpresat për të kaluar kazakët dhe për të marrë pjesë në turin e tretë janë të mëdha, atëherë bardhekuqtë do të përfitojnë edhe 235 mijë euro të tjera për pjesëmarrje në turin e tretë, raporton “panorama sport”.
Në total Skënderbeu do përfitonte një shumë prej 675 mijë eurosh ç’ka do t’i siguronte korçarëve një merkato tepër cilësore për sezonin e ardhshëm ose thjesht mbushjen e arkave të klubit.
Sigal