Elbasani ngec në Ersekë, Vora “thes” me gola Kevitanit

535
U luajtën dje ndeshjet e javës së tetë të Kategorisë së Dytë, dhe nga rezultatet interesante që u fiksuan, së pari veçohen 40 golat e shënuar, 17 në Grupin A dhe 23 në Grupin B. Në grupin A, Vora kryesuese e kampionatit ka fituar përsëri, madje me rezultatin e thellë 2-6, një fitore në transfertë që e mban në kreun e këtij grupi. Skuadra e Koplikut, Veleçiku që ndjek Vorën në renditje, dje fitoi pastër 2-0 ndaj Sopotit, ndërsa në këtë grup, përballja mes ekipeve të dyta të Kukësit dhe Partizanit, u mbyll në një barazim pa gola. Ndërsa, në grupin B, veçohet përballja në Ersekë, ku Elbasani që lufton për tu ngjitur një kategori më lart, është ndalur në një barazim 1-1 ndaj Gramozit. Ky barazim i kushton kreun elbasanasve, pasi me pikë të barabarta me Orikumin, zhvendosen në vendin e dytë. Nga ana e tij, Orikumi fitoi ngushtë dhe me shumë gola, 3-2 ndaj Devollit, dhe me rezultatet e djeshme, në Grupin B rreshtohen 6-7 skuadra si pretendente për kreun e renditjes.
GRUPI A
Rezultatet-Java e 8-të
Dje, 15 nëntor 2017 
Ada-Luzi 2008 1-0
Kukësi B-Partizani B 0-0 
Internacionali-Klosi 0-3
Gramshi-Tirana B 3-0 
Veleçiku-Sopoti 2-0
Kevitani-Vora 2-6
Spartaku Pushim

RENDITJA 
Skuadrat Nd P
1. Vora 8 21
2. Veleçiku 8 19
3. Internacionali7 13
4. Partizani B 7 13
5. Ada 8 12
6. Spartaku 7 10 
7. Klosi 7 10
8. Tirana B 7 9
9. Luzi 2008 7 9
10. Gramshi 7 9
11. Kukësi B 7 8
12. Kevitani 8 3
13. Sopoti 8 2
Mamurrasi është përjashtuar
Internacional 0-3 Klosi
Gramshi 3-0 Tirana B
Kevitan 2-6 Vora
KATEGORIA E DYTË
GRUPI B
Rezultatet-Java e 8-të
Dje, 15 nëntor 2017
Domosdova-Memaliaj 2-0
Këlcyra-Tepelena 1-0
Orikumi-Devolli 3-2
Gramozi-Elbasani 1-1
Butrinti-Përmeti 4-1
Skrapari-Maliqi 1-4
Delvina-Albpetroli 1-2

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Elbasani 8 18
2. Orikumi 8 18
3. Butrinti 8 17
4. Maliqi 8 17
5. Albpetroli 8 16
6. Delvina 8 15
7. Këlcyra 8 13
8. Devolli 8 12
9. Tepelena 8 10
10. Gramozi 8 8
11. Domosdova 8 7
12. Skrapari 8 4
13. Përmeti 8 3
14. Memaliaj 8 3
Sigal