“Elbasan Arena” më e bukur se kurrë, gati për Shqipëri-Armeni

604
Sigal

Fjalët se “Elbasan Arena”, tashmë stadiumi i Kombëtares, nuk do të jetë gati për ndeshjen ndaj Armenisë dolën me kohë që janë false dhe të pavërteta, diçka që u përgënjeshtrua edhe nga FSHF në lidhje me këtë. Tani stadiumi është pothuaj i përfunduar, e kjo duket nga pamja që ofrohet ku vihet re se është shtruar pista me tartan, duke e shtuar edhe më bukurinë e stadiumit. E tani duket çdo gjë gati për ndeshjen e radhës, që do të jetë po aq e rëndësishme sa të tjerat, pasi kundër Armenisë luhen shanset e vërteta për tu kualifikuar në Euro 2016