Ekuban realizon ëndrrën, ngre “peshë” zemrat e tifozëve të Partizanit

495
Duhej të prisnim derbin e tretë këtë sezon për të parë gola në këtë ndeshje “vitrinë” të kampionatit tonë. Pas barazimit të Tiranës pak minuta më parë, tani është Ekuban që rrëmben të gjithë zemrat e tifozëve të kuq pasi ka kaluar sërish Partizanin në avantazh në minutën e 70-të.
Më në fund realizohet edhe ëndrra e sulmuesit ganez i cili pak kohë më parë pati deklaruar se shpresonte shumë të realizonte një gol në derbi që po i mungonte që pas mbërritjes së tij tek Partizani. Meritë të veçantë në këtë gol pati edhe argjentinasi Torrasa pasi ishte ai që asistoi për idhullin e tifozërisë së kuqe.
Sigal