Ekipet e kryeqytetit shprehin ngushëllimet për Fatmir Frashërin

555
Sigal

Një nga kolosët e futbollit shqiptar është ndarë nga jeta.

Fatmir Frashëri, njeriu i cili jetën e tij ja kushtoi futbollit. E madje, sidomos fanellës së Tiranës, ndonëse ka provuar që të luaj për 3 vite edhe me Partizanit, apo ka veshur edhe fanellën kuqezi.

Frashëri në ambientet futbolldashëse në Shqipëri njihej si një njeri komunikues, por edhe bashkëpunëtor për kolegët, brenda dhe jashtë fushës.

Fatmir Frashëri vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa sot mbylli sytë, duke iu larguar jo vetëm botës së futbollit, ku kishte aq shumë shokë e miq dhe la një emër të madh mbrapa në saj të një karrierë të suksesshme, por edhe kryeqytetit, Tiranës!

Nuk kanë munguar edhe ngushëllimet e klubeve të Tiranës, Partizanit por edhe Federatës shqiptare të futbollit si më poshtë…

Image

Image

Image