Egnatia ndali Kastriotin, trajneri Gjoni nuk dorëzohet: Besoj te Superiorja

732
Në fillimin e fazës së dytë të Kategorisë së Parë, trajneri i skuadrës së Egnatias, Vladimir Gjoni, deklaroi për gazetën “Telegraf”, se ka një ekip me kualitete dhe lojtarë më eksperiencë. Dhe këtë deklaratë të tij ai e pohon edhe dje, teksa shprehet se me këtë ritëm, skuadra do të synojë realisht Superioren. “Kemi marrë dy fitore resht, dhe kjo e dyta me Kastriotin që kryeson Grupin A, na e shton edhe më shumë besimin se Egnatia i ka mundësitë që këtë sezon të synojë realisht ngjitjen në Kategorinë Superiore. Tashmë gara është e hapur, besoj se do të jetë e bukur nëse skuadrat që kanë synime si Egnatia, do ta mbajnë të ndezur luftën sportive deri në fundin e kampionatit”, kështu theksoi fillimisht trajneri Vladimir Gjoni i Egnatias, i cili mendon që si dhuratë për mbylljen e këtij viti, skuadra e tij të arrijë një tjetër fitore në ndeshjen e javës së 12-të në Peshkopi ndaj Korabit. “Të gjitha ndeshjet në transfertë janë të forta, me çdo kundërshtar. E tillë do të jetë edhe në Peshkopi, por ne shkojmë aty për rezultat pozitiv. Këtë e pres si një dhuratë të fundviti nga ekipi im”.
GRUPI A 
Ndeshjet-Java e 11-të
Të shtunën 16 dhjetor 2017 
Besa-Besëlidhja 1-4
Egnatia-Kastrioti 1-0
Burreli-Korabi 3-0
Erzeni-Dinamo 1-1
Të dielën 16 dhjetor 2017 
Vllaznia B-Tërbuni 0-1

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Kastrioti 11 26
2. Egnatia 11 21
3. Besëlidhja 10 19
4. Dinamo 11 14
5. Besa 11 13
6. Erzeni 11 13
7. Korabi 11 13
8. Vllaznia B 11 12
9. Tërbuni 10 10
10. Burreli 11 6
GRUPI B
Ndeshjet-Java e 11-të 
Të shtunën 16 dhjetor 2017 
Turbina-Shkumbini 3-2
Apolonia-Iliria 2-0
Tomori-Naftëtari 3-0
Shënkolli-Bylis (S’u luajt) 
Të dielën 16 dhjetor 2017 
Tirana-Pogradeci 6-0

RENDITJA
Skuadrat Nd P 
1. Tirana 11 28
2. Bylis 10 21
3. Apolonia 11 20
4. Pogradeci 11 18
5. Tomori 11 17
6. Iliria 11 13
7. Shënkolli 10 11
8. Shkumbini 11 9
9. Turbina 11 9
10. Naftëtari 11 5
Sigal