Egjiptiani Salah, “Lojtari i javës” në Ligën e Kampioneve

567
Fitorja e thellë e Liverpulit, 3-0 ndaj Mançester Sitit, ka bërë po aq bujë sa fitorja e Realit të Madridit në fushën e Juventusit. Në votimin e UEFA-s për lojtarin më të mirë të javës në Ligën e Kampioneve, është shpallur fitues ylli i Liverpulit, Mohamed Salah. “Tifozët kanë zgjedhur sulmuesin e Liverpulit si “Lojtarin e javës” në Ligën e Kampioneve, pas golit të shënuar ndaj Mançester Sitit”, kështu informonte dje UEFA në faqen e saj zyrtare. Egjiptiani po kalon një formë të shkëlqyer këtë sezon me Liverpulin, ndaj dhe Reali i Madridit e kërkon me ngulm.
Sigal