Edmond Kapllani: “Hymë në historinë e klubit”

533
Sigal

Sulmuesi i FSV Frankfurtit ka shansin të shënojë të shtunën golin e tij të 50-të në Gjermani

Edhe pse ka luajtur shtatë ndeshje më pak se rivali i tij më i madh në sulm, Xhon Ferhoek, Edmond Kapllani ka realizuar më shumë gola për skuadrën e tij, FSV Frankfurt. Durrsaku ka shënuar 9 gola në 20 ndeshje (1147 minuta lojë), ndërkohë holandezi 8 gola në 27 takime (1162 minuta). Dy golat e fundit të Kapllanit u shënuan në fitoren e bujshme në transfertën kundër Jahn Regensburgut, që jo vetëm e çuan në FSV Frankurtin në vendin e pestë të Bundesligës 2, por ai konsiderohet edhe si një arritje për klubin gjerman. Dhe padyshim, Kapllani, si një “bomber” i shumëpritur ka meritën e tij. Me FSV Frankfurt luan edhe Odise Roshi, që tashmë është bërë pjesë e Kombëtares, duke formuar një dyshe me personalitet dhe të respektuar. Ndeshja e radhës e FSV Frankfurtit është ajo me MSV Duisburgun e Jurgen Gjasulës, pra do të kemi dhe një duel midis dy lojtarëve shqiptarë.

  – Edmond, kundër Jahn Regensburgut shënuat dy golat e parë, pas rikthimit në fushe, pas një mungese tre mujore. Si do t’i përshkruanit emocionet?

 – Emocione shumë të bukura mbas aq kohësh larg fushave. Për me tepër që, në atë takim fituam bindshëm 4-1, një fitore që vinte pas asaj 3-0 me Union Berlin. Unë shënova golin e tretë dhe të katërt të ndeshjes. Me tri pikët që morëm në Regensburg kemi hyrë në historinë e këtij klubi.

 – Media gjermane foli me superlativa për paraqitjen tende, nisur edhe nga fakti që vinit pas një dëmtimi të gjatë. Cilat ishin vlerësimet e trajnerit Bruno Mëleman?

 – Për të thënë të vërtetën, vlerësimet e trajnerit, por dhe të drejtuesve të tjerë të klubit, nuk më kanë munguar. Sigurisht që, trajnerit Mëleman iu bë shumë qejfi për mua.

  – Ndodheni në vendin e pestë, teksa do të luani kundër Duisburgut. Një tjetër fitore?

 – Po, do të ishte shumë mirë të vazhdonim rrugën e mirë që, kemi nisur. Me Duisburgun luajmë në fushën tonë dhe besoj se jemi ne favoritët.

 -Luani nga sezoni 2004-2005 në Gjermani, ku keni shënuar jo pak, por 49 gola në total: 46 gola në Bundesligën 2 dhe 3 në Bundesligën 1. A do ta shohim në ndeshjen e së shtunës golin e 50-të?

 – Edhe për mua do të ishte kënaqësi. Çdo sulmues hyn në lojë për të shënuar dhe, unë nuk bëj përjashtim nga ky rregull. Gjithsesi, për mua e rëndësishme është të kthehem në 100% të formës time.

 – Kapllani, një karriere e gjatë në Gjermani: Karlsruhe, Augsburg, Padeborn, Koblenc dhe tani FSV Frankfurt. Si do ta përshkruani këtë rrugë të gjatë?

 – Kudo ku kam qenë kam pasur momentet e mira dhe të këqija, kjo është e natyrshme për cilindo sportist. Në Karlsruhe jam rritur shumë si futbollist. Tek Augsburgu, nga ana njerëzore jam rritur shumë dhe më ka dhënë shumë eksperiencë për të ardhmen.

Koblenz dhe Padeborni janë eksperienca të shkurtra dhe të suksesshme. Te FSV Frankfurt deri tani jam shumë i kënaqur me zgjedhjen e këtij ekipi.

 – Ne qytetin i Frankfurtit ndodhet edhe Eintrahti, skuadra që luan në Bundesligën 1. Si janë marrëdhëniet midis dy klubeve, a është i tejkaluar rivaliteti?

 – Jo, të dy klubet kanë një bashkëpunim shumë të mirë dhe tifozët gjithashtu, çka mua më bën pak përshtypje, sigurisht për mirë. Gjithsesi, prioriteti është më tepër i fokusuar është tek lojtaret e Ajntrahtit, kështu na e bëjnë jetën me të lehtë neve te FSV-së.

Marrëdhëniet me Roshin

 Përveç sulmuesit Edmond Kapllani, te FSV Frankfurti luan edhe mesfushori Odise Roshi. Kapllani jeton prej disa vitesh në Gjermani dhe është një njohës i mirë i gjuhës gjermane, çka e ka ndihmuar edhe Roshin në fillimet e tij. “Sigurisht, që nuk e flas në mënyrë perfekte gjuhën gjermane, por jam i kënaqur me nivelin që kam. Përsa i përket Odisesë, është e natyrshme që e kam ndihmuar të integrohet më shpejt në ekip, por tani Roshi ka bërë shumë përparim në mësimin e gjuhës”.

 Armando Sadiku, në Brazil?!

 Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku shumë shpejtë pritet të jetë në sulm me yllin brazilian, Aleksandre Paton. Sipas mediave braziliane, skuadra e Korinthians është pranë shërbimeve të sulmuesit të Luganos. Lajmin e raportuan mediat italiane dhe ato zvicerane, që cituan një gazetar zviceran, i cili kishte marrë lajme nga Xhanluka Di Marcio, një ekspert dhe njohës i mirë i merkatos ndërkombëtare. “Di Marcio më ka thënë që, është e sigurt. Një grup investitorësh dëshiron të investojë te Sadiku, fondi është i sigurt. Tani për tani nuk ka pasur kontakte, por ajo që mund të them është vitin e kaluar kam pasur një bisedë me një grup të Luganos, që bën pjesë në një fond në Brazil. Nëse do të jenë lule… do të lulëzojmë”, – citohet ai nga portali zviceran “Ticinoline.ch”. “Armando është një lojtar i ri dhe ka nevojë të rritet. Kur të vjen një mundësi nga një klub i tillë të jep kënaqësi. Të shohim nëse do ta çojmë këtë operacion. Gjithsesi, jemi me gjashtë apo shtatë klube në fazën fillestare të tratativave. E ndjekin nga të gjitha vendet europiane ku luhen kampioante të rëndësishme”. Sulmuesi 21 vjeçar shqiptar nëse kalon te Korinthians do të jetë shqiptari i parë që luan në kampionatin brazilian, pas mbrojtësit kosovar Blerim Rustemi.

Milani këkron Xhemajlin

 Milani është vënë në kërkim të shqiptarit Blerim Xhemajli. Milan është e interesuar që të transferoj në verë Xhemajlin.

Sipas mediave italiane, Milan mund të sakrifikoj Antonio Nocerinon për yllin e Napolit. Milan thuhet se do të kërkoj shkëmbimin me Nocerinon, ndërsa nëse Napoli se pranon ofertën, Milan mund të ofroj 15 milion euro për Xhemajlin.

  Partizani fiton me Gramshin,tani është +8  pikë nga Poagradeci

 Dy ekipet kryesuese të Kategorisë së Parë, Lushnja dhe Partizani, fituan ndeshjet e tyre në transertë, përkatësisht me Mamurrasin (2-0) dhe Gramshin (1-0). Për Partizanin, golin e shënoi Endri Lala në minutën e 66-të. Rruga e formacionit të Hasan Likës duket tërësisht e hapur për rilthimin e madh në Superligë. Për Partizanin kjo ishte fitorja e katërt në pesë ndeshjet e fundit.

Ndeshja Pogradeci-Ada u shty. Takimet ishin të vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë së Parë. Pas këtyre fitoreve, kur kanë mbetur edhe pesë javë, Lushnja thuajse është kammpione, ndërkohë që Partizani tani ka tetë pikë më shumë se Pogradeci i vendit të tretë.

KATEGORIA E PARË

JAVA XXV

Dje, 11.04.13

Gramshi-Partizani    0-1

Mamurrasi-Lushnja    0-2

Të mërkurën, 10.04.13

Naftëtari-Besëlidhja 0-1

Himara-Kamza         4-1

Iliria-Butrinti      0-0

Dinamo-Elbasani      3-1

Burreli-Tërbuni      3-1

E shtyrë

Pogradeci-Ada

RENDITJA

1    Lushnja         25   +27  59

2    Partizani       25   +6   50

3    Pogradeci       24   +12  42

4    Mamurrasi       25   +5   39

5    Tërbuni         25   +8   36

6    Iliria          25   +2   33

7    Burreli         25   +0   33

8    Dinamo          25   +2   32

9    Himara          25   +1   32

10   Butrinti        25   -3   30

11   Gramshi         25   -13  30

12   Besëlidhja      25   -5   28

13   Elbasani        25   -9   28

14   Kamza           25   -14  28

15   Ada             24   -2   27

16   Naftëtari       25   -17  20

  Në Botë lëmë 158 vende pas. Në zonën e UEFA-s jemi në vendin e 25-të nga 53 skuadra

 Rekord historik, Shqipëria e 48-ta në FIFA

  Shqipëria e futbollit vendosi një rekord historik në renditjen botërore të FIFA-s (në muajin prill), duke u pozicionuar në vendin e 48-të, renditja më e mirë e të gjitha kohërave, qysh kur  u vendos ranglista konfederatave në vitin 1993. Kombëtarja e De Biazit fitoi 16 vende në raport, me renditjen e muajit mars (64), duke qenë ekipi i dytë që ka progresuar më shumë brenda “Top 50”, së bashku edhe me Uellsin (vendi i 49-të, +22 pozicione). Efekti “Norvegji” ka dhënë impaktin e tij të menjëhershëm, pasi ishte një fitore në transfertë, pa pësuar gol, dhe ndaj një kundërshtari që ishte shumë më lart në renditjen e FIFA-s. Pozicioni më i mirë i mëparshëm i Shqipërisë ishte vendi i 50-të, i regjistruar në prill-maj 2011, në kohën kur ekipin e drejtonte kroati Josip Kuzhe. Interesant është fakti, se kur Argjentina e Lionel Mesit zhvilloi miqësoren me Shqipërinë, në Buenos Aires, më 20 qershor 2011, një nga argumentet ishte se, Mesi, Aguero, Tevez e kompani, po ndesheshin me vendin e 50-të në botë. Duke parë statistikat sipas muajve të vitit 2013, konstatojmë se, Shqipëria pozicionohej në vendin e 63-të në janar; në të vendin e 71-të në shkurt; në vendin e 64-t në mars dhe tani në vendin e 48-të. Sipas, statistikave që ofron vetë FIFA, në analizën e detajuar të saj, në lidhjen me renditjen e muajit prill 2013, Shqipëria, Ekuadoria, Venezuela, Panamaja, Guinea Ekuatoriale, Taxhikisranid eh Afganistani kanë arritur pozicionet e tyre me të larta. Për përcaktimin e renditjes së re të FIFA-s, u mor për bazë një kampion prej 120 ndeshjesh të kombëtareve “A”, ku 83 prej tyre ishin për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Brazil 2014” dhe 17 ndeshje miqësore. Përfaqësuesja jonë fitoi 1-0 me Norvegjinë në Olso (ndeshje zyrtare), çka mori edhe bonusin e pikëve që e çuan në vendin e 48-të, pasi çuditërisht në databazën FIFA nuk figuron e regjistrua takimi miqësor me Lituaninë, të fituar 4-1. Renditja e re e FIFA-s do të publikohet, më 9 maj 2013, teksa besohet se nuk do të ketë ndryshime në pozicion, për shkak të moszhvillimit të ndeshjeve. Në Europë lëmë ekipe me emër në futboll, të tilla si: Bullgaria, Sllovakia, Sllovenia, Izraeli, Polonia, Austria, Skocia, Islanda, për të mos përmendur ekipe të tipit Azerbajxhani, Malta, Lihtenshtejni apo San Marino. Kur Xhani De Biazi e mori në dorëzim kombëtaren, pra në dhjetor të vitit 2011, Shqipëria ndodhej në vendin e 74-të në renditjen e FIFA-s dhe në të 37-in në atë të UEFA-s. Në prill të vitit 2013, jemi në vendin e 48-të në FIFA dhe në të 25-in në UEFA. Llogaria është e qartë: me Xhani De Biazin kemi fituar 26 vende në FIFA dhe 12 vende në UEFA. Por, sa më lart ngjitemi në renditjen e “përmbysur”, pra drejt majës, aq më të vështira bëhen llogaritë, pra kërkohen rezultate pozitive.

Midis kujt ndodhemi në FIFA

47   Kosta Rika     606  6

48   Shqipëria      596  16

49   Uellsi         589  22

Midis kujt ndodhemi në UEFA

24   Turqia         634  1

25   Shqipëria      596  16

26   Uellsi         589  22

 Rivalët e grupit E

 Pavarësisht se, Shqipëria arriti renditjen më të mirë historike, dhe u ngjit me +16 vende, “kërcimin” më të madh e ka Islanda, me +19 vende (, duke marrë në konsideratë vetëm kundërshtarët e grupit tonë eliminator në Botërorin e Brazilit. Qipro u shpërblye me +10 vende (tani e 123-ta)pas barazimit të vyer 0-0 me Zvicrën, me këtë të fundit, që ka humbur një vend, tani e 15-ta, por gjithsesi dukshëm në krye. Norvegjia ka humbur një vend, tani është e 30-ta, 18 vende sipër nesh.

 Kryeson Spanja    

 Spanja vazhdoi dominimin e qartë në renditjen botërore, duke pasur 1538 pikë. Në vendin e dytë është Gjermania me 1428 pikë dhe në të tretin Argjentina me 1292 pikë. Në “Top 10” janë dhe Kroacia, Portugalia, Kolumbia, Anglia, Italia, Holanda dhe Ekuadori. Brazili, pesë herë kampion i Botës dhe organizator i Botërorit 2014 ndodhet në vendin e 19-të, duke humbur vazhdimisht pozicione.

  Kryebashkiaku Basha shpërblen kampionët

 Ashtu siç e ka bërë tashmë traditë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha do të shpërblejë edhe kësaj here kampionët e klubit “Tirana”. Në një takim me kampionët e peshëngritjes Romela Begaj e Daniel Godelli dhe ekipin e volejbollit të femrave, z. Basha u ka premtuar premio të veçanta për rezultatet e arritura me fanellën e kombëtares dhe me atë të klubit “Tirana”. “Ekipi i peshëngritjes i ka dhuruar Kryebashkiakut Basha fanellën e kombëtares shqiptare e cila u përfaqësua me dinjitet në kampionatin evropian të peshëngritjes”, – tha Basha. Ekipi i peshëngritjes i ka dhuruar Kryebashkiakut Basha fanellën e kombëtares shqiptare e cila u përfaqësua me dinjitet në kampionatin evropian të peshëngritjes.