Edmond Kapllani, gol dhe rekord

511
Sigal

Sulmuesi durrsak e festoi me rrjetë rikthimin, por u bë edhe shqiptari më produktiv në Gjermani

Edmond Kapllani shënoi një nga tre golat që i garantuan barazimin “thriller” 3-3 FSC Frankfurtit të tij ndaj Karlsruhes (ish-skuadra e parë e durrsakut në Gjermani). Por, për sulmuesin e Kombëtares shqiptar ky gol ishte një rekord më vete. Me golin e shënuar ndaj Energi Kotbusit, Edmond Kapllani kaloi një ikonë si Altin Rraklli, përsa u përket realizmeve të lojtarëve shqiptarë në Gjermani. Tani sulmuesi durrsak ka shënuar një gol më shumë (59) se kavajasi, që e ka mbyllur karrierën e tij në Gjermani në kuotën e 58 golave. Trajneri aktual i Kombëtares së femrave realizoi 16 në Bundesliga 1 (në 111 ndeshje) dhe 42 gola në Bundeliga 2 (në 171 ndeshje). Realizuesi i dytë më i mirë tashmë është Edmond Kapllani, i cili ka realizuar 56 gola (202 ndeshje), ose dy më pak se Rraklli. Edmondi i të gjitha mundësitë të thyejë rekordin e Rrakllit, pasi është ende në aktivitet. Ervin Skela është shënuesi i tretë më i mirë në Gjermani. Fantazisti ka realizuar 53 gola, pesë më pak se Rraklli, por Ervini është realizuesi më i mirë shqiptar në Bundesligën 1: 23 gola, kundrejt 16 të Rrakllit. Skela ka shënuar 21 gola në 168 ndeshje në Bundesliga 1 dhe 32 gola në 145 ndeshje në Bundesliga 2. Fatmir Vata ka realizuar 38 gola në karrierën e gjatë të tij në Gjermani: 8 gola në Bundesligën 1 (88 ndeshje), 30 gola në Bundesligën 2 (131 ndeshje) dhe 1 gola në Bundesligën 3 (15 ndeshje). Igli Tare ka shënuar 28 gola në Gjermani, 4 në Bundesligën 1 (34 ndeshje) dhe 24 gola në Bundesligën 2 (64 ndeshje), por karriera e ish-kapitenit më shumë është zhvilluar në Itali. Ish-sulmuesi kavajas, Skerdilaid Curri, ka shënuar 28 gola në Gjermani: 20 në Bundesligën 2 (182 ndeshje) dhe 8 në Bundesligën 8 (63 ndeshje). Alban Meha, mesfushori i i Padebornit dhe i Kombëtares, ka shënuar 11 gola në Gjermani, që të gjithë në Bundesligën 2 (58). Altin Lala, legjendari i Hanover 96, realizoi 10 gola në Gjermani: 1 gol në Bundesligën 1 (181 ndeshje) dhe 9 gola në Bundesligën 2 (115 ndeshje). Rudi Vata ka shënuar 2 gola, 1 në Bundesligën 1 (31 ndeshje) dhe 1 në Bundesligën 2 (58 ndeshje). Odise Roshi, i cili tani luan si i huazuar me FSV Frankurtin , ka shënuar 3 gola: 1 në Bundesligën 1 (20 ndeshje) dhe 2 në Bundesligën 2 (21 ndeshje). Jahmir Hyka nuk shënoi asnjë gol në 13 ndeshjet e tij me Maincin.

NDESHJA

Duke e ndalur te ndeshja, situata e Kapllanit kaloi në një fazë komplikuar. Pak ditë pasi Frankfurti vendosi ta falte, sulmuesin shqiptar, Edmond Kapllani për shkak të gjestit të pahijshëm, ky i fundit  është rikthyer te goli. Kjo,  pasi ai  ka shënuar sot në barazimin  si nikoqire e Karlsruhes. Në një ndeshje triller, kur pjesën e parë po udhëheqin vendasit me rezultat 3:0, miqtë nga Frankfurti arrijnë ta përmbysin rezultatin duke e barazuar në 3:3. Goli i parë i mysafirëve vjen në minutën e 65-te kur Yelen shënon për ta ngushtuar epërsinë e vendasve. Më pas, shtatë minuta para përfundimit të ndeshjes, pas nje nderhyrje ne zonën e rreptësisë, akordohet penallti për mysafirët, të cilën e kthen në gol sulmuesi shqiptar, Kapllani. Vetëm katër minuta më vonë, autori i golit të parë Yelen, ka arritur të barazoj shifrat duke përmbysur rezultatin prej tre golash të vendasve, dhe duke i dhënë një pikë të vlefshme ekipit të tij që tani grumbullon 22 pikë. Ndërsa sulmuesi shqiptar arrin kuotën e tetë golave.

Në këtë ndeshje nuk u përfshi në grumbullim mesfushori tjetër shqiptar, Odise Roshi. Gjithsesi, Kapllani hyri në në lojë dhe shënoi me penallti. Edhe goli i fundit i Kapllanit ishte realizuar me penallti, pikërisht në fitoren 4-1 të FSV Frankfurtit në transfertën kundër Energi Kotbusit ka prodhuar polemika midis lojtarëve të klubit gjerman, ndërkohë që drejtuesit e pezulluan katër javë  shqiptarin si “një lojtar i padisiplinuar”. Sulmuesi durrsak hyri në lojë në minutën e 86-të, ndërkohë që fitoi një penallti në minutën e 92-të. Gjithsesi, për shkak të krizës së rezultateve dhe kërkesës së lojtarëve, klubi e fali shqitparin duke ia hequr pezullimin. Me tetë gola të realizuar, Edmond Kapllani është golashënuesi i katërt më i mirë i Bundesligës 2. Sulmuesi durrsak ka shënuar një gol me pak se Saglik i Paderbornit, i cili ka dhe kryesimin e renditjes së “bomberave”. Kapllani është shënuesi më i mirë i skuadrës së tij. Kapllani ka shënuar një të tretën e golave të realizuar nga FSV Franfkurti (25). Realizuesi i dytë më i mirë është Metju Leki me pesë gola. Mesfushori Alban Meha i Padebornit ka realizuar këtë sezon vetëm 4 gola.

Golat e Kapllanit

Karlsruher

118 ndeshje, 26 gola

FSV Frankfurt

42 ndeshje, 19 gola

SC Paderborn 07

23 ndeshje, 8 gola

TuS Koblenz

17 ndeshje, 5 gola

FC Augsburg

8 ndeshje, 1 gol

Total

203 ndeshje, 59 gola

Golashënuesit shqiptarë në Gjermani

Edmond Kapllani      59 gola

Altin Rraklli        58 gola

Ervin Skela          53 gola

Fatmir Vata          39 gola

Igli Tare            28 gola

Skerdilaid Curri           28 gola

Alban Meha           15 gola

Altin Lala           10 gola

Odise Roshi          3 gola

Rudi Vata            2 gola

Kosovari 18-vjeçar po kthehet në një lojtar të rëndësishëm për “Djajtë e kuq” anglezë

 Adann Januzaj shkëlqen në fitoren e Mançester Junaitid

  Adnan Januzaj ishte pjesë e një Mançester Junaitid të madh, në fitoren bindëse 3-0 në transfertën e Evertonit, në një ndeshje tepër të vështirë, pavarësisht rezultatit.    Sfida e vlefshme e javës së 16-të Premier Ligës nisi mjaft mirë për djemtë e Moyesit, të cilët shënuan dy gola për vetëm 18 minuta lojë.

Të dy golat i realizoi sulmuesi Uelbeck. Adnan Januzaj, mesfushori me origjinë shqiptare, pati mjaft ndikim në ngjarjet e ndeshjes. Te goli i parë ai goditi shtyllën dhe më pas topi i rikthyer nga shtylla u dërgua lehtë në rrjetë nga Uelbeck. Golin e tretë dhe të fundit për mysafirët e shënoi Cleverley, për t’i dhënë tre pikë mjaft të domosdoshme “djajve të kuq”, të cilët shkojnë në kuotën e 25 pikëve dhe renditen në pozitën e tetë në Premier League. Januzaj u zëvendësua në minutën e 69-të nga Jang, kur rezultati ishte 3-0. Të mërkurën, Januzaj debutoi edhe në Ligën e Kampioneve, pra një javë e plotë dhe e mirë për futbollistin kosovar të kërkuar më aq ngulm nga Kombëtarja jonë.

  Fitojnë Cana dhe Basha

 Lacio u rikthye te fitorja, falë dy golave të Miroslav Klozes, duke siguruar një sukses 2-0 ndaj Livornos. Lorik Cana luajti si zakonisht në vijën e mbrojtjes, por kapiteni i Shqipërisë u zëvendësua me fillimin e pjesës së dytë. Edhe mesfushori Migjen Basha ishte pjesë e fitores 2-0 të Torinos në transfertën kundër Udinezes. Lojtari i Kombëtares shqiptare hyri si zëvendësues në minutën e 70-të në vend të Brigit. Në kampionatin zviceran, Grashsopersi i Amir Abrashit dhe Shkëlzen Gashit barazoi 1-1 me Curihun. Gashi luajti si titullar, ndërsa Gashi luajti si zëvendësues nga minuta e 49-të. Ergys Kaçe nuk ishte sërish në listën e lojtarëve të PAOKU-t, në ndeshjen e fituar 5-2 ndaj Kallonit. Në Azerbajxhan, Karabaku i Telit dhe Agollit humbi 2-1 me Bakin.

Super gara, Bolt mposht autobusin

 Usain Bolt është një spektakël i garantuar, brenda dhe jashtë pistës. Një shfaqje të tillë dhuroi edhe në rrugët e Buenos Aires ku tregoi se është më i shpejtë se një autobus. 6 herë Kampioni Olimpik zhvilloi një garë ekzibicioni paksa të çuditshme në Argjentinë. Bolt u duk se do ta merrte seriozisht e madje duke zhvilluar në mënyrë të përpiktë stretching para startit. Shumë shpejt gjatë garës që zgjati 80 metra, Bolt e kuptoi se autobusi nuk kishte shanse dhe filloi të bëjë si gjithmonë, të vërë në lojë kundërshtarin para se të arrinte finishin ndërsa autobusi shtonte shpejtësinë. Bolt u përshëndet me shoferin dhe filloi pozat, dhe më pas bëri një tjetër garë me sprinterë të tjerë në të njëjtën rrugë, Bulevardin 9 korriku të Buenos Aires. Por nëse kjo ngjarje ka të bëjë me pamjet lajmi vjen nga një deklaratë e sprinterit që me sa duket nuk kërkon sfida të reja në garimin e tij profesionist.